Oferta për të vdekurit

A

Ale

Vizitor
Oferta për të vdekurit

Oferta për të vdekurit

Një burrë shkon te famullitari dhe i kërkon të kremtojë një Meshë për të vdekurit e tij, por i thotë se nuk ka mundësi të japë ofertën e vendosur.

Famullitari i thotë: “Biri im, a e di se sa shpenzime ka Famullia. Ti nuk ke askënd në familje që mund të
të ndihmojë ?”.

“Kam vetëm një motër”, thotë burri, “por fatkeqësisht ka marrë një rrugë të keqe”.

“E çfarë rruge ka marrë?”, pyet famullitari.
“Ah ta dinit, Pader, është bërë murgeshë!”

“Po a nuk e di se është një dhuratë e madhe të kesh një motër murgeshë, ti je me fat, motra jote është
nusja e Zotit”.

“Ah, atëherë, meqë qenka kështu, kremtoje meshën, për ofertën do të mendojë pastaj kunati im!”
 
Sipër