Nuk ka asgjë më të rrumbullaktë se Dielli

Miri

Anëtar drejtues
Nuk ka asgjë më të rrumbullaktë se Dielli

MILANO – Asgjë në natyrë, të paktën në atë që njohim deri tani, është më e rrumbullaktë se Dielli. Ylli ynë, në fakt, është sfera natyrale më e përsosur që njihet. Kjo rezulton nga matjet e fundit që janë kryer prej shkencëtarëve të Universitetit të Havajit, falë të dhënave të sondës Solar Dynamics Observatory të Nasa-s, të publikuara në numrin e fundit të Shkencës.

Ndryshimi mes diametrit të matur në ekuator dhe në pol është vetëm 10 kilometra: fare pak ky, nëse konsiderojmë që diametri mesatar i Diellit është 1,4 milionë km. Nëse Dielli do të ishte si një top i madh me diametër 1 metër, ndryshimi mes dy diametrave (polar dhe ekuatorial) do të ishte i barabartë me 17 të mijtën e milimetrit, shumë më pak se një fije floku. Duke qenë një trup i gaztë, shkencëtarët prisnin që rotacioni i Diellit të paraqitej me një fryrje në ekuador, siç ndodh në Tokë apo edhe më tepër në Jupiterin e përbërë kryesisht nga gazi.

Zbulimi mund të sqarojë disa mekanizma dinamikë të brendësisë së Diellit, me shtresa të cilat lëvizin me shpejtësi të ndryshme; veçanërisht ajo më në brendësi do të dukej se rrotullohej me shpejtësi më të vogël se sa ajo e parashikuar, me gjasë për shkak të turbullirave.
 
Sipër