Nji eliksir për gratë shtatzana

Munella

Anetar Fillestar
Nji eliksir për gratë shtatzana

Diku n'fillim kam pas shkrue për nji lang që fitohet tuj përzie karrotat, rrepat e kuq dhe mollat e tharta. (u lutem lexojeni at shkrim përsëri)

Para disa ditësh, tuj shfletue internetin zbulova se kët lloj langu para dymijë e ma shumë vite e kishin pas përdorë kinezët për përmirsimin e gjakut dhe shërimin e nji mori smundjesh tjera. Shumë, jashtzakonisht shumë, m'bani përshtypje prandaj vendosa me ju përcjellë edhe mirditorve t'mij të dashtun ato përshypje t'mia.

Atëherë kam pas thanë se: Marrim tre kg. molla t'tharta (majhoshe), tre kg. karrota, tre kg. rrepa t'kuq. Kjo qëndron, por kinezët na porosisin:

Jo mej përzie rrepat e kuq, karrotat, dhe mollat e tharta (majhoshe). Jo mej shtrydhë së bashku. Jo pra, sepse rrepi i kuq ishte shumë i fortë dhe e rasformon mollën dhe karrotën. Pra kinezët na kshillojnë:

Ma s'parit i shtrydhim rrepat e kuq
S'dyti i shtrydhim karrotat
S'treti mollat e tharta (majhoshe)

Mbani n'mend:

T'gjitha langjet e fitueme prej pemve dhe perimeve duhet mej kullue mirë e mirë sepse llomi që kalon nëpër sitën e makinës nuk asht i mirë për organizmin.

Pra, mbasi i kemi kullue veq e veq, langun e rrepave, karrotave dhe mollave. I lamë ashtu me pushue dy orë e mandej marrim ej përziejmë n'përpjestime t'njejta te tri langjet së bashku. I përziejmë langjet dhe jo pemët e perimet ashtu siq kam veprue unë gjithmonë, por e vërteta asht ashtu siq thonë kinezët dhe unë u besoj atyne jashtzakonisht. Ket metodë (metodën kineze) e kam provue tash dhe m'besoni se langu ka dalë shumë ma i mirë.

Mandej nuk asht sasia e njejtë e langut t'fituem prej karrotave dhe e atyne t'rrepave e t'mollave. Karrotat gjithmonë japin lang ma pak e kur neve i shtrydhim pemët e perimet veq e veq, 100% kemi mundsi mej përzie ato langje n'përpjestime t'njejta. Por, ajo ma kryesore asht se:

Langjet duhet mej përzie vetëm mbas dy orëve.

Ju kërkoj falje grave e sidomos atyne që janë shtatzana apo edhe kanë lindë se aspak nuk m'ka shkue nër mendë mej kshillue ma përpara.

Langu i sipërpërmendun asht nji eliksir për shnetin e tyne prandaj i kisha kshillue që t'gjitha gratë shtatzana ta pijnë kët lang s'pakut nji litër n'javë e sidomos mbas lindjes.

Kujdes:

T'gjitha langjet që fitohen prej perimeve t'nëndheshme nuk asht e mirë mej pi shumë gjatë dhe pandërpre sepse ato janë shumë t'pasuna me minerale. Mjafton nji litër n'javë ose edhe n'muaj.

Pemët e perimet pastroni e mandej grryeni sa ma hollë që sa ma pak ti hudhim këto ilaçe se naj dhuron vet ZOTI. Mbasi i grryejmë, i shpërlajmë dhe mandej i prejmë në pjesë t'vogla sepse ma mirë shtrydhen dhe ma shumë na japin lang.

N'fillim, unë shtrydhsha me nga dy-tri e 4 litra lang përnjiherë. Kjo nuk asht n'rregull. Duhet t'shtrydhim lang aq sa mujmë me e hargjue mbrenda dy-tri ditësh sepse mbas dy-tri ditësh langu fillon me u trashë-prishet.

Langun duhet ruejtë n'frigorifer dhe shumë ma mirë asht t'ruhet nëpër shishe t'xhamit.

Nji udhzim-kshillë për bashkëshortët e rij.

E keni gruen n'spital. U ka lindë fmijnë. Ma t'mirën dhuratë që mundeni m'ia dërgue n'spital, pikrisht asht langu i sipërpërmendun.
 
Sipër