Ngjyrosja e veve për Pashkë

Munella

Anetar Fillestar
Ngjyrosja e veve për Pashkë

Për t'gjitha mirditoret që kanë dëshirë që fmijve, por edhe t'rritunve, për festën e Pashkëve tu dhurojnë ve t'ngjyrosuna bukur, çe nji mnyrë për nji ngjyrim të veçantë:

T'Shtunden e Madhe dalim n'atyrë, marrim gjethe e fije bari ej sjellim n'shpi. Mandej marrim venë tuj vue përbri at fletë apo noj fie bari, marrim fletët (gzhojat) e kepëve dhe bashkë me at fije bari i mbështjellim dhe jo vetëm me nga nji fletë, por me dy e tri tuj vuje njanën përmbi tjetrën. Vetë e mbështjelluna me fletët e kepëve i lidhim me pe si thuhet n'popull: Kryq e tërthurë. Pra, i lidhim fortë rreth e rrotull. Mandej marrim çorapë grashë (të tejdukshëm) dhe përseri sejcilën ve e fusim nepër çorapë tuj lidhë veç e veç e ashtu i fusim në enën me uji në të cilën kemi mej ngjyrosë vetë. Po t'na kenë teprue fletët e kepëve, t'gjitha i fusim n'tenxheren me uji. Simbas dëshirës, n'tenxhere çesim edhe ngjyrë, por gjithmonë zgjedhim noj ngjyrë të kundertë me t'kuqen. Simbas përvojës sime, ma s'miri shkon ngjyra e gjelbërtë dhe ashtu i zijmë. Në ket mnyrë do t'keni ve t'ngjyrosuna shumë bukur.
Ndokush do t'thotë se festa e Pashkëve ka edhe ma shumë se nji muaj. Kte e di edhe unë, por ua tregova tash që t'filloni mej ruejtë fletët e kepëve.
 

Miri

Anëtar drejtues
Ndokush do t'thotë se festa e Pashkëve ka edhe ma shumë se nji muaj. Kte e di edhe unë, por ua tregova tash që t'filloni mej ruejtë fletët e kepëve.
Të paktën u ke dalë borxhit e nuk mund të justifikohen duke thënë; nuk e kemi ditur ose nuk kemi pasur kohë.. :D
 
Sipër