New York, shqiptari Mark Gjonaj fitues në zgjedhje

M

martini

Vizitor
New York, shqiptari Mark Gjonaj fitues në zgjedhje


SHBA - Në Bronx të New York, në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate për anëtarët e Asamblesë së New York, kandidati shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj doli fitues ndaj rivales Naomi Rivera.

Zoti Gjonaj fitoi me 52 për qind të votave ndaj 41 për qind të marra nga anëtarja në detyrë e Asamblesë Naomi Rivera.

Pas fitores, Mark Gjonaj premtoi qeverisje të ndershme në partinë e tij. Gjatë festës së organizuar me rastin e rezultatit pozitiv në zgjedhje, ai tha se kjo ishte një fitore për të gjithë njerëzit e Qarkut 80, që siç u shpreh ai, meritojnë dikë që të jetë punëtor si janë ata.

(er.nu/voa/BalkanWeb)
 
Sipër