Ndue Shyti, mbreti i çiftelisë shqiptare

A

Antoni

Vizitor
Ndue Shyti, mbreti i ciftelise shqiptare

Ndue Shyti.jpg

-nga Ndue Dedaj-

Ndodh që shihesh shumë vonë me njerëz që je nisur për t’utakuar qysh herët. Kështu na ka ndodhur me “Artistin e Popullit” Ndue Shyti,dekoruar së fundi me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti iRepublikës Bujar Nishani. Mund të ishte ky rast shtysa për të udhëtuar drejttij, por dhe mosha rreth të 80-ave e artistit, apo “pengu” i mbetur prejvitesh. Nëse për Moxartin është thënë se ai ishte vetë muzika, për Ndue Shytinmund të thuhet se ai simfoninë e tij muzikore e krijoi vetëm me çiftelinë me dytela prej drurit të manit dhe bilbilin prej gështenjë. Dy tela aq të thjeshtëmjaftuan për të ndezur “llampën” e tij melodike përjetësisht të pashuar.

I trokitem në portën e shtëpisë së bashku me studiuesinnga treva e tij Mark Mesuli, shkrimtarin Salvador Gjeçi, publicistin GjonMarku, që do t’i merrte dhe një intervistë mjeshtrit për një libër në proces.Nuk udhëtuam drejt Gojanit, aty ku është kulla e vjetër e Ndue Shytit, pordrejt qytetit të Durrësit, ku ai banon në një vilë private, larg flladit tëpishave të Munellës, Suçelit e Terbunit, por pranë valëve të detit. Flasim përrreth tre orë me Nduen, buzagaz e mirësjellshëm dhe në fund ai ngrihet për tëbërë disa fotografi me ne, dhe se ka mbi dhjetë vite me paralizë në këmbë.Vërtet që këtë fillim nëntori jemi ne miq në shtëpinë e tij, por më parë kanëqenë dhe muzikologia e njohur Sabrie Nushi, Esat Ruka, Sulejman Sula, FranVukaj, që pak kohë më parë realizuan një emision kushtuar atij në TVSH, apoRiza Tafilaku që ka botuar një libër kushtuar tij. Ndue Shyti, ky bard ipapërsëritshëm i maleve tona, e ka bërë epokën e vet si rrallë artist në këtëvend, falë talentit të tij të jashtëzakonshëm. “Në 32 vite, nga 1960-a deri nëvitin 2002, kam dhënë 450 koncerte brenda vendit dhe plot të tjerë jashtë, në18 shtete, 4 kontinente, thotë ai, duke saktësuar se nuk ka qenë në kontinentine pestë, Australi, por një emigrant i ardhur prej andej i ka thënë se çiftelinëtande e kam pas kërkue me radiopostë qysh atëherë kur vendi ishte i mbyllur.Çiftelia e tij ka rënë në Francë, Itali, Norvegji, Austri, Jugosllavi, Turqi,Zvicër, Amerikë, Kinë, Kamboxhia etj. “Në Itali trioja me ajkën e artistëve tëkombit, Gaqo Çako (muzikë klasike), Vaçe Zela (muzikë e lehtë) dhe Ndue Shyti(muzikë popullore) u vlerësua maksimalisht, si interpretues kulmorë shqiptarë”,shkruan Sulejman Sula.

Ndue Shyti ka 60 vjet në Radio dhe Televizion me pjesët etij instrumentale. Në koleksionin e tij ka 17 çmime, urdhëra e medaljekombëtare e ndërkombëtare dhe 4 çmime lokale, teksa ai vetë tashmë është njëçmim, pasi për instrumentistët popullorë ka disa vite që jepet Çmimi “NdueShyti”. Alfabeti i çiftelisë ishte prej kohësh, si dhe “fjalët” e saj, nësemund t’i quajmë kështu në mënyrë të figurshme meloditë, por ai me talentin epashoq krijoi gjuhën e kësaj vegle, i dha dyzenit pasaportën ndërkombëtareperëndimore. Ai e përfshiu çiftelinë e trojeve mirditore në një familje të tërëveglash muzikore moderne, që deri atëherë nuk e kishin përfillur, madje duke evënë atë në krye të herës e duke krijuar njëlloj polifonie orkestrale tëVeriut. Atëbotë e mbrapa çiftelia do të ishte dhe ajo e para, parakja etraditës, që do të binte e vetme në oda dasmash, por dhe kryesuesja e njëformacioni orkestral prej një dyzine veglash. Dhe e gjitha kjo ndodhte nëshekullin e shkëlqimit të folklorit, po dhe të rënies së tij.

Biseda me Nduen nuk ka protokoll, madje ai nuk “bindet”kollaj hullisë nga duan ta çojnë pyetjet e gazetarit, do që t’i marrë gjeratshtruar e me rend si në kuvendet e Mirditës. Nga njerëzit e politikës, sidemokrat i thekur që është, përmend Sali Berishën, jo vetëm si mjek që i kashëruar zemrën, por dhe si politikan, Azem Hajdarin, por dhe Rexhep Mejdanin,që e ka takuar në Pukë në një veprimtari kulturore. Lavdëron fort Mark Mesulin,me të cilin ai thotë se njihemi pa qenë partitë, si të thuash përtej politikës.“Ka qenë kryetar i komunës së Gjegjanit në vitet 2000, kur erdhi në shtëpinëtime, nuk e këqyri që unë isha demokrat. Marku më ka ardhur dhe në fatkeqësi,prandaj në anën njerëzore më asht tregue vëlla e shkue vëllaut. Ndihem inderuar se gjithnjë vlerësimin e kam marrë vetëm prej artit…”

Mrekullia e“simfonisë me dy tela”

Ndue Shyti kalindur me 10 shtator 1934 dhe qysh fëmijë ai i binte çiftelisë në vendlindjen etij në Gojan, buzë Fanit të Madh, pa e shkuar nëpër mend se vegla me dy tela dota bënte një nga artistët më të mëdhenj të kombit të vet. Po dhe fyelli që ikishte rënë gjyshstërgjyshi i tij mes atyre maleve ku Munella është përhërë njëprekrenare vigane. Ai do të ishte jo vetëm instrumentisti numër një içiftelisë, kësaj vegle magjike, në krejt botën shqiptare, por dhe krijuesi injë orkestrine me 100 instrumentistë popullorë në ansamblin “Puka”. Çiftelia dota shndërronte atë në një mit, por dhe ai do t’i jepte një tjetër peshëinstrumentale kësaj vegle kaq të brishtë në dukje. Çiftelia do ta ngjiste Nduennë skenat më prestigjoze të botës, do ta ngrinte në lartësinë e “Artistit tëPopullit” (1979) dhe së fundi dhe të “Nderit të Kombit”. Ai ishte saçiftelirënësi i luginës së tij të Fandamadhit dhe i formacioneve folklorike tëPukës, aq dhe një artist i sprovuar i Ansamblit të Shtetit në Tiranë.Gjirokastra nuk kishte kuptim pa këtë mjeshtër unik në festivalet e saj.Gjithçka e tij ishte çiftelia dhe se një tjetër ansambël verior mbante emrin“Çiftelia”, ai i “Lezhës, teksa ky instrument ishte kryesori dhe i Mirditësetj. Në vitet ’70, ky virtuoz i lindur i thoshte muzikantes së re të muzikësmoderne, Sabrie Nushi, e sapoemëruar në Pukë, lërë moj cucë pjanon e mëso çiftelinë,duke e besfasuar për një çast, por në të vërtetë duke e tërhequr atë drejt njëbote muzikologjike të traditës që nuk kishte të shterrur. Ai ishte nga atavirtuozë brilantë që dinte të bënte muzikë dhe me gjethen, gurin, shtogun,bririn, drurin, çdo send që natyra e atyre maleve ta dhuronte bujarisht.Mjafton të shohësh sot një nxënës të tijin, Gjovalin Ndrecën, si luan melodiorigjinale me pipëz, zumare, fyell etj. Dhe ngado që të vejë fjala, Ndue Shytido ta sjellë atë herë pas here te fillimi, me një nderim të posaçëm përmësuesin i tij vadejas të çiftelisë, mirditasin Gjin Shkoza (1900-1980),instrumentist i shquar paraardhës i kësaj vegle dhe gdhendës i saj.

Shyti vinte nga trevat e Prendush Gegës e Mat Dod Pepës,Gjin Shkozës e Tom Nikollës, Frrok Haxhisë e Fran Palit, Preng Koticës e SimonBeleshit, Fran Vorfit e Mark Nikollës, Nikoll Preçit e Gjergj Pacanit. Prejatyre trevave do të ligjëronin Dava Gjergji e Vitore Rusha, Zojë Pali e VitoreMatoshi. Rapsodia po shuhej, duke ia lënë vendin një këngë të re me mbrujtjeqytetare. Ishin të huajt, që kur kishin parë në skenë vërshimin e 104 vetëve meçifteli në duar dhe me një laryshi veglash të tjera, e kishin quajt atë“simfonia me dy tela”. Mrekullia kishte ndodhur tashmë. Druri i manit kishte sfiduarpër një çast drurin e ullirit, nëse mund të ishte ai një dru i shenjtëruar, apotë tjerë drurë kulte të njerëzimit.

“Paganini shqiptari çiftelisë”

Çiftelia e tij enisi udhën në vitet ’50, kur ai për herë të parë, pas fshatit të tij, i ra asajnë Durrës për vullnetarët e njërës nga hekurudhat që po ndërtohej. Ishte viti1958 kur u ngjit në skenën folklorike të Pukës, ku dita-ditës aftësohej si interpretuesdhe në pesë vegla të tjera muzikore, si sharkia, dy lloje bilbili, zumarja,fyelli, për të qenë një ditë krijuesi dhe dirigjuesi i orkestrës më të madhe tëmuzikës popullore në vend. Ai nuk përdorte partiturë, notat e tij ishin tëshkruara në mëndje, njëlloj si doket e maleve. Ishte me fat pasi bota ende nukkishte dalë nga muza e folklorit. Në vitin 1957 në Moskë Tom Nikolla mori“Medaljen e Artë” me një këngë, Gjin Shkoza “Medaljen e Argjendtë”, kurseshkëlqimi meteorik i çiftelisë, nën një emër të përveçëm, do të priste Francëne 15 viteve më pas.

Vitet ’60 institucionalizuan punën me folklorin dhe ai kashumë mbresa nga ajo kohë. “Ishim në Shkodër në një koncert, flinim në Hotel“Sporti”, unë i bija çiftelisë në sallon dhe aty mblidheshin qytetarë të shumtëshkodranë dhe mbanin vesh.” Ai shihte se çiftelia e tij binte për së mbari dheaty ku kishte qenë qysh herët toka e bekuar e pjanos. Ndoi i ka rënë bilbilitdhe në bjeshkët e vendlindjes dhe në Shan Elize të Parisit në 80-n. Ambasadoriynë asokohe ishte Misto Treska. “Me arrit me një tub me çudit Francën, kjo nukishte pa deri atëherë”, thotë mjeshtri, një bilbil i punuar nga vetë ai me drugështenje. “Ky instrument nuk njihej atje, prandaj them se nuk asht me e lanëmbrapa as sot folklorin, që asht njëni nga elementet dallues të kombit, ashtusi dhe gjuha.” Dhe vazhdon të kujtojë episode: “Prej atij bilbili më thirrën megjithë djalë, Markun, me shkue në një ansambël në Zvicër. Ishte viti 1996.Mbasi i ramë bilbilit atje, u ngrit një profesoreshë 90 vjeçe e më tha: “Unëkam qenë në të gjitha skutat e botës, po askund nuk ka ndigjue një melodi tëtillë”. Në atë pjesë melodike unë imitoja bariun, kurse Marku zogjtë e pyllit.Dhe kjo e mahniti mizikologen e moshuar dhe publikun zviceran.” Një vit më vonëambasadori zviceran gjatë një veprimtarie në Pukë më tha: “Nuk ka flaut japonezqë ia kalon këtij bilbili, duke më kërkuar t’i bëja dhe atij një bilbil, si dhemë ftoi në vendlindjen e tij, ku përfituan dhe kryetarët vendorë që erdhën megrupin artistik.

Ai beson se në Luvër gjendet një portret i tij, i bërëmbase nga ndonjë piktor... në Dizhonin e 70-s. Pse jo? A nuk janë atje dhe tëtjetër “mbretër” të artit botëror si ai?

“Gjerdani i Artë”në Dizhon të Francës, kulmi i shkëlqimit të folkut shqiptar

Ai e rrëfen papushim atë ngjarje madhore si të ketë ndodhur dje, një javë e paharruar, 30 gusht - 4 shtator 1970 në Dizhon tëFrancës. “Prej asaj dite kujtoj shumë gjera. Ka qenë dita ma e lumtun për mue,po dhe për kombin tim. Unë kisha pjekurinë artistike të instrumentistit dheisha në kulmin e rinisë sime. Shqiptari e ka të veçantë krenarinë artistike, ome ba ma të mirën, o, në rastin tim, me e thye çiftelinë. Dhe ia arrita. Kishaambicien artistike, po dhe dëshirën me e nderue Shqipninë. Programi na ushkurtue në 15 minuta, vetëm katër numra, dy valle popullore të Besim Zeksthit,një kangë e Ibrahim Tukiçit dhe melodia ime me çifteli. Mbasi u shkurtueprogrami kam hy në skenë me një inat të madh, se më thanë me e shkurtue dhe unëpjesën time. Unë e luajta shpejt dhe kështu e shkurtova!…” Ishte i mrekulluarkur shihte që gjithë ajo skenë ishte nën pushtetin e tingujve të tij. E kishtefituar betejën artistike në metropolin botëror të kulturës. Sa herë kishtethënë me modesti e nderim se ai nuk do ta kishte arritur atë sukses po të moskishte qenë në duart e tij çiftelia e punuar nga Gjin Shkoza. “Nuk do ta arrijapa çiftelinë e Gjinit. Nuk kishte çifteli ma të mirë se ajo. U ngrit kryetari ijurisë së festivalit nga vendi ku ishte dhe tha: “Ju zini vend të parë nëbotë.” E megjithatë ai kujton se francezët e këqyrën çiftelinë me shumëinteres, po dhe me vërejtje, a thua kishte përbrënda ndonjë zemrek, që ikurdiste ato meloditë e tij magjike. Por nuk gjetën asnjë mekanizëm në trupin esaj, ajo ishte e lehtë pupël, pa asgjë të huajin përbrenda. U grumbulluan rrethtij instrumentistë të njohur, laureatë nga më të mirët e botës, të buzukutgrek, bilbilit egjyptian, veglave popullore spanjolle etj. Nuk ishte shaka,virtuozi shqiptar kishte marrë “Gjerdanin e Artë” të festivalit të Dizhonit, qëpër kurreshtjen e lëxuesit peshonte 3 kg e 860 gram. Ia sillte vendit të tij sinjë trofe artistike të rrallë. Ishte ende herët, por nuk do të vononin të tjeralajme shqiptare nga Franca. Po bëhej gati të trokiste me letërsinë e tijshkrimtari Ismail Kadare vetëm dy vite më vonë. Francezët me siguri do tëmahniteshin se si kishte kapërcyer aq shpejt ky popull nga folku tradicional teromanet moderne të një autori të nominuar prej më se 20 vitesh për ÇmininNobel.
Krijuesi i orkestrinës popullore me 104 instrumentistë

Ndue Shyti nuk embajti çiftelinë për vete. Ishte një hop i paparë, që nga një rënës monofoniktradicional i çiftelisë, qysh se kjo vegël ishte shpikur, te një “kompani”çiftelirënësish, sa mezi i zinte skena. Kjo tregonte fuqinë që mund të kishteky instrument në dirigjimin e një mjeshtri si ai, që dikush e quan jo vetëm tëpërmasve shqiptare, por dhe botërore. Dhe vërtetë nuk dimë të këtë patur një instrumentist të çiftelisë si ai, askundku ajo bie në Ballkan. Kulmin si orkestër e kemi arritë në një koncert në vitin1979, ku numri i instrumentistëve shënoi rekordin 104 vetë, 6 prej tyre femra.“Më pyeti Enver Hoxha si ke mujt me e ba një orkestër të tillë? Ndërhyniministri i Arsimit, Thoma Deliana e i tha: “E ka ba Ndoi vetë, me iniciativën etij, pa asnjë përkrahje.” Ai thotë se Mirdita artin e veglave muzikore e ka pastë varfër, mezi baheshin një fyll e një çifteli bashkë, jo ma një orkestër me13 vegla popullore. Në orkestrinën e tij janë përdorur: çiftelia, fyelli,bilbili, sharkia, lahuta, zumarja me dy pipa, gajdja, gjethja, daullja,fisarmonika, kitara, çiftelitë e temperuara etj. Nuk ka qenë e çelur rruga ekëtij artisti, ai nga statusi social ishte thjeshtë një punëtor sharrash nëfillimet, pastaj instrumentist në pallatin e kulturës në Pukë për 28 vjet. Aithotë se nuk kishte ndonjë preferencë nga drejtuesit e Ansamblit të Shtetit përta marrë me vete, por si mjeshtër i çiftelisë që ishte bënte vetë vend nëshfaqjet jashtë shtetit. Ka dhënë koncert e ka luajtur pjesë instrumentale jovetëm para publikut e udhëheqjes së vendit në Tiranë, duke marrë disa herëpërgëzimet e vetë të kreut të vendit, por dhe para Mao Ce Dunit në Pekin nëvitin 1966. Në fund të koncertit Kryetari Mao ka shtrënguar duart me artistëtshqiptarë, por rapsodi ynë s’e ka dalluar përnjëherësh mes atyre pesë-gjashtëburrave udhëheqës në llozhë, të gjithë të veshur me kostumet e popullitpunonjës kinez.

Folku shqiptar është autentik në melodi, vegla,interpretim

Ndoi u bë zoti i çiftelisë. Thotë se ka qendruar 6 muajpranë punishtes së mjeshtrit të njohur të punimit të çiftelive Marka ZefPërshefa në Bisakë (Fani Vogël) të Mirditës, si me thënë për t’iu vënë “notat”muzikore atyre. Gjithë “fisi” Përshqefa ishte çiftelibërës, traditë që evazhdojnë dhe sot. Çiftelia ka kupën dhe kunjat prej drurit të manit, kapakunprej bredhi, bishtin prej ahu dhe “shkamin” ku mbështetën telat prej bronzi.Sigla “M. Z. Përshefa” mbi çiftelitë e gdhendura mjeshtërisht nga ustai i tyre,jo vetëm qe ngjitur në skenat shqiptare të folkut në Gjirokastër e kudo, porpati shtegtuar dhe jashtë shtetit si dhuratë. Në vitet ’80 në Shkodër studentëtkosovarë që kishin mundur të vinin për vizitë në ILP, të parën gjë që kërkoninnë “Pazar” ishte çiftelia e këngëve patriotike.

Ndoi ngulmon në mrekullinë e çiftelisë, bilbilit,zumareve, duke sjellë gjithnjë shembuj. “Ja, ansambli “Puka” pas 90-s zuri vendtë parë në Europë, me vegla të bamë nga duart tona, me melodi të trevave tona,me interpretimin tonë autentik shqiptar.” Nuk është për t’u habitur që ai gjatëgjithë bisedës ka aq shumë stacione në Europë, ku ka shkelur folku shqiptar dheai si një zë i shkëlqyer i tij. I ka qëlluar t’i këputet njëri tel i çiftelisëme 1974 në Turqi, por melodia nuk është këputur. “U këput teli kryesor, po eçova melodinë në fund me telin tjetër.” Atij i krijonin tinguj jo telat dhedruri i manit, por gishtat, “telat” e shpirtit. Dritan Haxhia, biri i mikut dhekolegut të tij, rapsodit të mirënjohur Frrok Haxhia, shkruan: “Kjo trashëgimiinterpretimi dhe tingulli e ka ngritur Ndue Shytin, ka mote, në lartësitë kuvetëm shqiponjat ngjiten. E, pra, ai është një “shqiponjë” që gjithçka e shikonnga lart. Vetë tingulli i instrumenteve të tij është hyjnor, origjinal, ishkrirë me natyrën, që të sjell një frymëmarrje prej bjeshkëve të Mirditës kuky artist i madh burimor, “autodidakt”, na sillte sa herë prekte telat eçiftelisë, apo fyellin dhe bilbilin, zumaren dhe gjethen.”

E pyesim Nduen rreth konceptit që ai ka për rapsodin.Rapsod i mirëfilltë, thotë ai, është ai që e krijon, e shoqëron me vegëlmuzikore dhe e këndon këngën. Por dhe ai që kryen vetëm njërin nga funksionet,ose e krijon këngën (tekst e melodi), ose vetëm e këndon atë. Unë quheminstrumentist, por mund të quhem dhe rapsod, pasi unë krijoj meloditë foklorikeme çifteli, bilbil etj. Kam krijue 13 pjesë instrumentale dhe disa këngë. Epyesim dhe për krahinën nga rrjedh e ai thotë: “Për mue gjaja ma e madhe që kapas Mirdita ishte se kur fliste njani, të gjithë të tjerët mbanin vesh. Jo veçMirdita, po krejt Shqipnia kështu e ka pas zakon. Por tani gjerat nuk janë mësi dikur, habitesh kur djali ia pret fjalën babës, vëllai i vogël vëllait të madh,shoqi mikut e kështu me radhë.

Rri e dëgjon këtë mjeshtër, në shtëpinë e tij, tash qëështë në kohën e tij të kujtimeve, dhe thua me vete: mbase Festivali iGjirokastës do të kishte qenë e udhës të ishte zhvilluar jo me konkurim në bazërrethesh, por të ansambleve të trevave, se po të marrim për shembull kulturënmuzikore mirditore, ajo ishte e ndarë në disa ansamble muzikore, të Mirditës,Pukës, Shkodrës, Lezhës, Burrelit, Kurbinit etj. Ajo duhej të ishte epërfaqësuar vetëm nga një njësi të mirëfillta folklorike, ashtu dhe Luma,Malësia e Madhe, Rrafshi i Dukagjinit, Elbasani, Korça, Dibra, Myzeqeja,Labëria, Çamëria, Dropulli e çdo krahinë tjetër etnologjike, lë të ishin mëshumë a më pak se 26 rrethet administrative të asaj kohe.

 
Sipër