Ndiheni të fryrë, ja produktet nga se shkaktohet

A

Antoni

Vizitor
Ndiheni të fryrë, ja produktet nga se shkaktohet

Ndiheni të fryrë, ja produktet nga se shkaktohet
Nga Brikena Bushi

Disa produkte ushqimore mund të shkaktojnë fryrje në stomak dhe dhimbje barku. E mira është të qëndroni larg këtyre produkteve, nëse nuk e keni nga ndonjë sëmundje tjetër serioze.
Shkaqet e fryrjes mund të jenë të lidhura me thithjen e ajrit gjatë ngrënies, mospërtypjen në mënyrën e duhur të ushqimeve, konsumimin e pijeve me karbonat , përtypjen e çamçakëzit, stresin dhe sistemin nervor. Këshillohet qëndrimi larg këtyre produkteve për të parandaluar shqetësimin në stomak dhe zorrë.
Shqetësimi në bark mund të jetë shenjë edhe i ndonjë problemi të zorrëve. Diagnostikimi i këtij problemi është shumë i rëndësishëm. Por, përsëri mund të jetë dhe çështje ndjeshmërie. Ja produktet që shkaktojnë fryrje :
- Brokoli
- Fasulja
- Lakra
- Pijet me karbonat
- Lulelakra
- Çamçakëzi
Shqetësimet e stomakut zhduken plotësisht gjatë orëve të mëngjesit. Por, me kalimin e kohës dhe konsumimin e vakteve shtohet edhe shqetësimi. Në rastet e dhimbjeve akute këshillohet shtrirja.
Dhe, dhimbjet nga gazrat mund të futen në grupin e shqetësimeve te stomakut. Produktet që përmbajnë laktozë, si qumështi dhe produktet e tij, zarzavatet e shënuara më sipër, misri, patatja dhe ushqime të tjera të pasura me drithëra, mund të bëhen shkak të krijimin e gazrave.?
 
Sipër