Nata e Shënkollit

Munella

Anetar Fillestar
Nata e Shënkollit

Oj plakë, a kena ndo pak gaz rezerv se sonte e kemi natën e festës e duem me ndejtë ma gjatë se hereve tjera e du m'iu tregue fmijëve për mrekullitë e Shënkollit. Mos ke frikë, o Llesh se ka gaz sa t’duesh. Bile tash po e ndezim llomën e po ia çoj fitilin bukur shumë që t’shndrisë e tan kasolla. N’presekun e arkës e kam ruj do kafe e tash po e pjekim nga një e po e pijmë. Për darkë e kam çit një zog pule e le ta kremtojmë me t’gjitha t’mirat kët festë kaç t’madhe.

Nana i poq kafet dhe mori edhe ajo një shkam eu ul bashkë me ne. Tash mundesh m’ia nis, o Llesh se s’kam ma tjetër punë. Përpara se t’ju tregoj për Shënkollin, po i themi pesë atynë e pesë Falememri për nderë e lavd t’shejtit Shënkollë. Për me na e fal Zoti shnetin e për me na i rujt shejti Shënkollë fmijtë prej t’gjitha rreziqeve. Baba, bani kryq e bashkë me ne i thamë uratë e mandej ia filloi me e pi kafen.

Dikur moti, o djemtë e mi ia nisi ngadalë baba, e po na e trgon mrekullinë që bante fjalë për ato tri motrat e mbetuna jetime….. Uh, i falemnderës Zotit e shejtit Shënkollë se s’mka fal çika, o Llesh! I tha nana babs mbasi ky e kreu mrekullinë e parë.

Një farizej i pasun, (e nisi baba e po e tregon edhe mrekullinë e dytë) që bante fjalë për djalin që ndodhei rrogtar natën e Shënkollit…Baba e mbaroi edhe kët mrekulli kurse nanës iu mbushën sytë me lotë e kjav një copë herë për bacën Serafin, bacën Pashk e bacën Mhill se ishin rrogtarë e na po e festonim natën e Shënkollit pa praninë e tyne. O, shejti Shënkollë mi ruej djemtë prej t’gjitha rreziqeve iu drejtue Shënkollit tuj kjajt me lotë nana.

Ooooo, baca Llesh! Hajde mor, mirë se t’bjen nata e Shënkollit, i thirri baba prej kasollës. Kurse nana e çeli derën e doli jasht. Hajde, o Mhill, hajde! Asht Mhilli i Nue Bisakut, o Llesh. O, baca Llesh, m’ka çue baba me iau pru kët shpatull t’delmës që t’festoni e t’gzoni edhe ju për kët natë t’Shënkollit. Uh, Zoti i dhashtë bereçet Nue Bisakut, po ku te koka kujtue për ne fukaranë e shkretë. Shejti Shënkollë i ndihmoftë e kujtoftë me t’mirat e veta gjithmonë.

O, Mhill! -A po e pin një kafe se për festë na ka qëllue e ta pjek plaka menjëherë. –Jo, o baca Llesh se ndoshta tash e kthejnë darkën e po shkoj edhe unë meu bashkue me gzimin e familjes sime për kët festë kaq t’madhe. -Hajt pra natën e mirë. –T’mirë e t’ambël e bafsh për gjthë natë e festa e Shënkollit t’ndihmoftë, t’ruejt e ta priftë t’mbarën, o bacë. He, Nue, o Nue! U kthy baba n’kasollë tuj fol vet me vedi. Për Zo plakë veq kthena sofrën e t’hamë darkë.

E shifni mor djemtë e mi, edhe kjo mund t’jetë një mrekulli që e bani sonte shejti Shënkollë. Nana, e ktheu sofrën e ne e morëm mishin e vumë mbi te e mbasi i thamë uratë e para bukës filluem me hangër bukë e mish t’pjekun deri sa na u ngi barku. Mbas darke, baba na mori e na tregoj edhe mrekullinë mbi mbretin dhe fmijtë e vegjël…

Baba mbasi e kreu edhe kët mrekulli nana lujti disa herë prej vendit n’shej nderimi për shejtin Shënkollë. –A, ju pëlqyen mrekullitë, o djemtë e babsë? –Pooo, o babë i tham unë e Pali një zani. E tash pra plakë shtroju fmijve se po bimë me fjetë. Nana mori teshat e na shtroi e ne të ngimë pa masë ramë me fjetë. Tuj e mbyll një ditë jete me shumë gzim.
Kaluen vite e vite prej ksaj nate e një ditë vajza ime m’pyeti. –Babi, a egziston n’kalendar ndonjë festë që e lusin t'gjithë mirditortë? –Po, bija ime. T’gjithë mirditortë, ama t'gjithë me rend e lusin shejtin Shënkollë. Bile, gati s’ka shpi që nuk e pret një qingj e me e pjek n’helli si kurban për kët festë.
 
Sipër