Nëpër visaret turistike të Mirditës

Miri

Anëtar drejtues
Nëpër visaret turistike të Mirditës

Një përmbledhje mjaft e vëmendshme që Pallati i Kulturës na shfaq me këto video.

Nëpër visaret turistike të Mirditës

I falenderojmë për punën e tyre.
 

Munella

Anetar Fillestar
E shikova kët dokumentar dhe i falnderoj ata që e kanë ba. Ajo që m'bani përshtypje ma shumë ishin fjalët, përafërsisht kështu: N'Mirditë s'ka nevojë të ndertohen hotele shumë katshe, por kullat që janë, të riparohen e të kthehen n'hotele. Ky asht nji mendim gjenial. Bile unë kisha me shtue edhe ate që ato kulla ta ruajnë edhe mbrendsinë ashtu si kanë qenë. Mandej edhe rregullimi i ambijenteve çlodhëse, restoranti, dhomat e fjetjes edhe banjot me t'gjithë inventarin të rregullohen prej druni, hekuri, zingu e metale e materijale tjera që gjinden n'Mirditë.

Tjetër që aq shumë m'ka ba përshtypje ishinë KULLAT E KAPIDANIT.

Në qoftë se Mirdita dëshiron me u ba vend turistik, për FAMILJEN PRINCËRORE TË GJOMARKAJVE, ABACINË E MIRDITËS, STEMËN E ARBNIT (MIRDITËS) dhe SIMBOLIN E DYMBËDHJETË BAJRAQEVE duhet shkrue gjanë e gjatë dhe të flitet në çdo vend.

Nuk kanë mujtë me egzistue familja e GJOMARKAJVE pa Mirditën dhe as emni i Mirditës s'mundet as me figurue askund pa familjen e GJOMARKAJVE. Këte duhet me e dijtë edhe fetari, edhe "ateisti" edhe "tradhtari" edhe "komunisti" edhe socialisti xxxxxxxxxxxxcensurë e t'gjitha partive e ngjyrimeve tjera partiake e t'gjithë ata që e quajnë vehtën MIRDITORË.

Ajo që s'mka pëlqye fare asht sofra e shkamitë. Këte mendoj se s'mundeni me e ndeshë as tek asirët, kaldejtë e ndoshta as edhe tek armenët si popuj t'krishtenë APOSOLIKË që jetojnë n'thellsitë e Azisë.

Mirdita e krishtenë europiane duhet t'ketë TRYEZËN e shtrueme me: Pjata uvalle (prej dheut që mirditori asht mjeshtër për mej prodhue) të mbushuna me proshutë, djathë, djathë dhie, voj ullini, ullij kokërr, venë, raki, likere,dhe t'gjitha ato t'mira që i ka falë Zoti asaj toke t'paktë të Mirditës.

Mirditorët duhet t'msojnë shumë prej shkodranëve e vendeve për rreth tyne që kanë ba nji përparim t'dukshëm në kët drejtim.

Buking com.

Asht agjensioni turistik tash për tash ma i forti n'botë. Qarkullimin vjetorë e mbrrijnë deri n'60 miliardë euro.

Përfaqsuesi i buking com. për Shqipni, Mal t'Zi dhe nji pjesë t'Bosnjes e Hercegovinës asht DANIELL KOLËNDREKAJ. Nji djal prej Zymit Hasit që vet Zoti i ka dhurue t'gjitha vetitë ma t'nalta t'vlerave njerzore.

Prej t'gjithë atij dokumentari, çka mundemi mej dhanë Danjellit që Mirditën ta fus n'hartën turistike të bukingut. Sigurisht, jo autostradën që n'ket dokumentar theksohet ma s'shumti.

Bukingut, duhet me ia dhanë KRISHTENIZMIN e Mirditës i cili mungon krejtsisht n'dokumentar. Krishtenizmin mirditori nuk duhet me e pas vetëm n'kangë, gurë e grubuj tullash, por n'zemër, n'mendje, n'sjellje dhe n'gjithë kulturën e tij mia vjeqare. Pra duhet ti tregohen botës, NATA E BUZMIT, bekimi i bukës, festimi Kshnelleve, e Diella e Luleve, festimi i Pashkëve, dhe i festave t'jera lokale t'shoqnueme me proqesione me kollonën e besimtarëve t'veshun n'tesha mirditore tuj mbajtë në duarë flamujtë: Komtarë, T'Mirditës, t'bajraqeve e t'famullive.

Me ato "rrugë" që ka Mirdita sot, për mendimin tim, botës turistike duhet ti paraqitet me noj lloj çiklizmi, motorrizmi e sporte të tjera të tilla si kto.

Në qoftë se UJI SELITËS ka vlerë shëruese. Atëherë duhet t'bombardohet shtypi shqiptarë, por edhe ai i huaj me gjithfar tregimesh e dëshmishë shërimi. Le t'jenë ato mbi 80% rrena. S'ka randsi. Duhet të shkruhet e të flitet se: Ky, ai e filani e fisteku u shëruen prej atij uji t'mrekullueshëm. Kryesore asht që tregimi të ndërtohet dhe të shpërndahet nëpër mediume. Mrekullitë e shërimit fillojnë me ndodhë mbas tregimeve.

Gurra e Domgjonit duhet ti paraqitet botës turistike si vepër unikale e pa përsëritshme në asnji vend tjetër të Ballkanit. Edhe për kët Gurrë, duhet të ndertohen lexhenda e tregime të ndryshme e t'bombardohet me to shtypi. N'tnjetën mnyrë duhet shkrue edhe për vende tjera si kto që unë i njof shumë pak apo s'i njof fare. Pra, TREGIME, TREGIME, TREGIME dhe sa ma shumë tregime. Dhe t'gjithë të angazhohen në promovimin e Mirditës si vend turistik.

E kam pas thanë edhe në nji vend tjetër se për zhvillimin e turizmit duhet egzistojnë tri kushte kryesore:

PASTËRTIA
PASTËRTIA
PASTËRTIA

Kjo të jetë, n'mendje, n'shpi, n'rrugë, n'trotuar, por edhe n'fushë, mal, prrue, lumë, bjeshkë e n'të gjitha vendet tjera të Mirditës. Mirdita ta ketë pastërtinë si amblemë të vehtën dhe me ate të njifet e të krenohet para botës. Këte mund ta arrijë Mirdita n'çdo cep të vetin dhe asnji mirditor nuk mundet me thanë s'kemi mjete finaciare. Sejcili prind, ta msojë fmijnë e vet që ta mbajnë vendin pastër e t'mos hudhin as edhe ma t'voglin send n'tokë e n'qoftë se e shofin noj mbeturinë n'tokë ta marrin e ta hjedhin nëpër vendet ku duhet t'jenë.

Kam qenë nji herë në nji qytet t'Vojvodinës dhe aq shumë m'ka pas ba përshtypje kultura e atyne qytetarëve. Pjesa e gjelbërtë që vinte përskaj dyerve t'shtëpive ishte e mbjellun me lloj-lloj perimesh n'dy anët e rrugës. Ndalova e pyeta nji qytetar e ai m'tha. T'gjitha i mbjellin banorët që ajo pjesë toke u bje përpara dyerve t'shpijs tyne. Kët gja ma s'e kam pa t'përsëritun në asnji qytet e vend tjetër që kam qenë.
 

Miri

Anëtar drejtues
Sikur pjesa e tretë ka pasur ca probleme në publikimin në internet tani sapo kanë publikuar pa probleme videon e plote. Pra Pjesa e parë, pjesa e dytë dhe pjesa e tretë në një video të vetme.
Shikim të këndshëm.
 
Sipër