Nën pranga 5 burra që përdhunuan një turiste në Indi

V

Veptima

Vizitor
Nën pranga 5 burra që përdhunuan një turiste në Indi

Policia indiane arrestoi 5 burra, të cilët pranuan se përdhunuan në grup një turiste zvicerane në shtetin qendror të Madja Pradeshit.

Gruaja 39 vjeçare ishte në një udhëtim çiklizmi bashkë me të shoqin kur ata u sulmuan nga një grup burrash në qendrën e tyre të kampimit në pyll, pasi kishin vizituar qytetin tempull të Orchhas.



Zv. inspektori i policisë, D.K. Arya tha se burrat rrahën të shoqin dhe e përdhunuan gruan në sy të tij. Ata i vodhën çiftit edhe kompjuterin dhe një telefon celular.

Ky sulm është rasti më i fundit i sulmeve të dhunshme seksuale kundër grave në Indi.

Para tre muajsh India u përfshi nga zemërimi dhe protestat në mbarë vendin pas përdhunimit vdekjeprurës në grup të një studenteje 23 vjeçare nga 5 burra dhe një i mitur në një autobus të New Delhit dhjetorin e kaluar.
 
A

Antoni

Vizitor
Ligjvënësit në Indi kanë miratuar një legjislacion që parashikon dënime më të ashpëra për përdhunuesit, duke përfshirë edhe dënimin me vdekje.

Ligji kundër përdhunimit u miratua të martën në dhomën e ulët të paralamentit dhe parashikon një dënim minimal 20-vjet burg për përdhunuesit në grup, dënim që mund të zgjatet deri në burgim të përjetshëm. Ligji gjithashtu paraqet dënime të reja për ndjekje, prekje, ngacmime, vrojtime të fshehta dhe sulme me acid ndaj grave.

Sipas ligjeve ekzistuese, një përdhunues përballet me një afat prej 7 deri në 10 vjet burgim.

Ministri i Brendshëm i Indisë, Sushil Kumar Shinde tha se legjislacioni i ri i ashpër do të veprojë si një pengesë apo për përdhunimet.

Por veprimtarë të të drejtave të grave dhe disa ligjvënës kërkojnë dënime edhe më të rrepta për sulmet me acid ndaj grave dhe për trafikimin e fëmijëve.

Legjislacioni i ri ende ka nevojë për miratimin e dhomës së lartë të parlamentit.
 
Sipër