A
Antoni
Vizitor
Në gjurmët e origjinës së kastriotëve
3 ARISTOKRACIA FEUDALE-SHQIPTARE DHE KAPITULLIMI GRADUAL I SAJ GJATË DHE PAS PUSHTIMIT TURK. LIDHJET E GJAKUT, MIQËSITË DHE LUFTA MES TYRE.
Gjatë sundimit të bizantit deri në zëvendësimin e këtij sundimi në sundimin turk u formua një shtresë e aristokracisë (fisnikërisë) feudale shqiptare e cila përfaqësohej nga disa familje të tilla. Baza e diferencimit të këtyre familjeve me pjesën tjetër të popullsisë ishte pronësia feudale (në kohën e bizantit baza e kësaj pronësie ështe “Pronia”, ndërsa në kohën pas pushtimit turk vendosjen e regjimit të “timarit”.
Këto prona feudale u jepnin familjeve të mëdha shqiptare jo vetëm pushtet ekonomik por dhe epërsi ndaj pjesës më të madhe të popullsisë, por nëpërmjet saj bëhej dhe lidhja me pushtetet perandorake (bizantine dhe turke) sigurohej dhe sundimi i tyre në zotërimet feudale të tyre.
Një nga karakteristikat themelore të kësaj fisnikërie feudale mesjetare shqiptare ka qenëtendenca e tyre seperatiste (për tu shkëputur nga shtetet perandorake) dhe bashkë me të dhe perpjekjet për të bërë formacione shtetërore. Përligjia dhe argumenti më sinifikativ i kësaj karakteristike është krijimi i principatave, arbnore-shqiptare në shekullin XII-të deri në shekullin XV, kur kulmon ky proçes me formimin e shtetit unitar shqiptar të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Kjo tendencë u shfaq edhe pas pushtimit turk, me formimin e dy pashallëqeve; i Ali Pashës në Janinë dhe i Bushatllive në Shkodër, (fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX), dhe veçanërisht sevraniteti i kufizuar (autonomia), që patën disa njësi të krishtera si: Mirdita, Himara, Suli, Lumxhëria e Rreza etj. (gjatë gjithë kohës së pushtimit otoman).
Në historinë e paspushtimit Osman shumë nga këto familje fisnike janë zhdukur si të tilla, të tjera janë ngritur, disa kanë mbijetuar deri vonë dhe gjithë ky proçes është kondicionuar nga raporti me pushtuesit perandorak turk.
Në objektin e kësaj teme jemi përpjekur të shtjellojmë disa nga familjet më të spikatura fisnike-feudale Arbnore, të cilat përbënin elitën e fisnikërisë (bujarisë) shqiptare dhe nuk janë mbrapa fisnikërisë feudale të popujve përreth si në lindje ashtu dhe në perëndim (kryesisht në Itali).
. Familja e Balshajve
Në rrëmujën që krijohet pas rënies së mbretërisë Serbe të Dushanit pas vitit 1355 krijohen gjeneratat e para të familjeve fisnike të Balshajve.
“I posangrituri i vërtetë i veriut ishte Zharko Merkshic, i cili nën Car Uroshin (1357) qeveriste Krahinën e Madhe të Bunës. Ai u martua me Teodorën, e cila ishte e motra e Z. Kostandin sundimtarit të Maqedonisë Lindore. Pas vdekjes së të shoqit Teodora u martua me Gjergjin I Balshaj. I biri i Zharkut, Merksha (il re Marchisi te Musachi) u martua me Ruginën të bijën e Bashës II dhe u bë sundimtar i Vlorës dhe Kaninës 1396-1414.
Nga ky vit sundimi kalon nga duart e kësaj dinastie në duart e pushtetit turk”1.
Vëllezërit Balshaj; Strazimiri, Gjergji I dhe Gjergji II Balsha, shfaqen si pronarë feudalë në pjesën Veriperëndimore të Shqipërisë dhe pjesërisht në Zete (M. Zi) duke filluar nga viti 1360, fillimisht në Budua dhe Tivar, pastaj në Shkodër, Ulqin dhe Prizren (1372) dhe pothuajse njëkohësisht në Vlorë dhe Berat me anë të dhëndurëve (lidhjeve të martesave) të tyre.
Në vulat e Balshajve shihet kryet e ujkut me dhëmbë jashtë. Legjenda është në shkrimin cirilik sllav.
Kulmin e fuqisë së saj kjo familje e arriti në 1383 kur Balsha II pushtoi Durrësin dhe mori titullin “Duka i Durrësit”.
I ati i tre vëllezërve ishte një feudal i vogël dhe zotëronte në kohën e Dushanit një fshat të vogël shqiptar në M. Zi (Zete).
“Balshajt janë me zanafillë rumune e vllahe dhe e mbanin veten si shqiptarë, ata mbanin kancelari Serbe dhe e konsideronin veten si pronarë të Perandorise Serbe”2 (Shuflai këtu nuk është bindës me argumentat që sjell).
Sundimtari i fundit i kësaj dinastie është Balsha III (i cili i takon brezit – Gjeneratës së tretë të Dinastisë Balsha, brez i cili humbi Durrësin, Vlorën dhe Beratin. Por ky Balsha III i kishte marrë përsëri këto tri qytete dhe me përkrahjen e Zahariajve, të Kastriotëve, te rugina Balshës (të Vlorës) etj ai vazhdoi luftën me Venedikun deri në vdekjen e tij (1421). Pas këtij momenti kjo dinasti u shpërbë dhe u zhduk. Zotërimet e Balshajve u ndanë mes tyre nga feudalët vendas si Zahariajve (Danjes,) në grykën e lumit Drin, Jonimajve të Lezhës, dhe veçanërisht Dukës Gjin i njohur më shumë si Dukagjini.
Duhet theksuar se Balshajt, por dhe familjet e tjera feudale shqiptare që ndanë zotërimet e kësaj dinastie, si shqiptarë liridashëse, nuk i pritën venedikasit më mirë se pushtuesit turq.
“Për trazirat në vend dëshmon një urdhër i lëshuar nga senati i Venedikut me 12 Gusht 1423, në të cilin parashtroheshin masat që duhet të merreshin për shtypjen e kryengritjes shqiptare”3.
Familja e Gropajve (1273-1468)
Zotërimet e kësaj familje shtriheshin në brigjet lindore të liqenit të Ohrit. Kjo familje ishte vasale e anzhuinëve që nga viti 1273. Këto zotërime kufizoheshin me zotërimet e princëve (dinasteve) të tjerë feudale shqiptare si Topiajt, Shpatajt dhe Kastriotët në Veri.
Ohri ra nën sundimin turk pas betejës së Fushëkosovës (1389). Që nga kjo kohë shqiptarët e kësaj zone njohën barbaritë e sundimit turk, për pasojë nxitet një lëvizje (shpërngulje) e madhe e popullsisë në drejtime të tjera vecanërisht në zotërimet e kastriotëve. Në këtë kohë fillon të formohet zona e Kthellës e përbërë nga 3-Bajrakët e Ohrit (Selita, Kthella dhe Rreze-Bushkashi), që më vonë përfshihen në Mirditë.
Të parët që u larguan për të mos u masakruar nga turqit qenë fisnikët feudale të familjes së Gropajve. Shumë luftëtarë nga kjo familje i shërbyen në luftë Gjergj Kastriotit. Më i shquari nga këta ka qenë Zaharia Gropa i cili qe Komandant në shumë beteja kundër turqve deri në vitin 1468.
. Familja e Topiajve (Komnenet)
Në dokumentat e kësaj dere princore shqiptare me shumë traditë gjenden tre gjuhë europiane të shkruara; latinishtja, greqishtja dhe sllavishtja. Si argument kryesor i këtij fakti shërben mbishkrimi i Karl Topisë (1381), në Manastirin e Shëngjonit, në afërsi të Elbasanit. Megjithatë kancelaritë si kudo gjetke edhe tek Topiajt janë kryesisht sllave.
Në këtë mbishkrim (të Shëngjonit) është gdhendur luani i kurorëzuar, ndërsa nën të, në një fushë të pjerrët zambakët anzhuine. Ky ishte simboli ose stema e principatës Topiajve.
Pas vdekjes së Karl Topisë në vitin 1388 në krye të Principatës mbeti i biri i tij Gjergj Topia. Ky para se të vdiste (duke qenë shëndet-lig dhe i paaftë) nuk mundi të mbronte zotërimet e tij, si Durrësin etj, nga infazioni venedikas në 1392. Zotërimet që mbetën iu ndanë motrave të tij (bijave të Karl Topisë) dhe pinjollëve të tjerë të cilët luftuan kundër venedikut dhe turqve deri me 1425, kur Kruja (zotërimi i Topiajve) u pushtua nga Turqit. Zotërime të Topiajve pas 1425 mbetën vetëm në zonat malore. Djali më i zoti i kësaj dere princore padyshim ka qenë Gjergj Arianit Topia Komeni (1400-1460).
Ky ishte një nga djemtë e marrë peng nga Sulltani. Duke përfituar nga arratisja prej Turqie ai kthehet në atdheun e tij në 1432 ku u vendos si sundimtar i padiskutueshëm mes Durrësit e Vlorës.
“Sulltani dërgoi një ushtri që të ndëshkonte (Gjergj Arianit Komenin e Topiajve), por u shpartallua në fushë-betejën mes Ohrit e Elbasanit. Si kjo betejë e fituar nga prijësi i ri Topias, kundër ushtrive turke ka dhe shumë të tjera ku shpesh formacionet luftarake turke u shpartalluan për shumë vite me radhë. Gjergj Araniti e shtriu sundimin e tij në zonat e çliruara prej tij deri në zonën e Ohrit.
Fama e këtij prijësi legjendar shqiptar si një hero i vërtetë doli jashtë Shqipërisë. Gjergj Aranit Komeni i Topiajve u bë faktor i rëndësishëm (parësor), në rëalizimin e qëllimeve të Gjergj Kastriotit per organizimin e qëndresës së përbashkët shqiptare kundër turqve e cila u vendos në kuvendin I të Lezhës (nëntor1444). Unitetit të prijësve u shërbeu dhe miqësia e tyre. Gjergj Kastrioti mori për grua vajzën e madhe të Gjergj Arianitit, Andronikën (Donikën).
Topia vdiq me 1460, ndërsa zotërimet e tij u pushtuan nga turqit në vitin 1466. Pas kësaj dy djemtë e tij emigrojnë për Venedik, ndërsa njëri prej tyre ngeli në Shqipëri, veçse i detyruar të ndërronte fenë duke u bërë mysliman.
. Familja e Shpatajve
Familja princore e Shpatajve i kishte zotërimet e veta në pjesën lindore të Elbasanit e deri në Arta (Prevezë). Ndërsa sipas Pashko Vasës, në zotërimet e shpatajve, në tokat greke, u vendosën (themeluan) kolonitë e para shqiptare (Arvanitasit e parë). Ka të ngjarë që emri Shpata lidhet me origjinën fillestare të familjes nga zona malore në lindje të Elbasanit (Shpat = faqet e pjerrëta të maleve), dhe jo nga emri i “Shpatave të gjata greke”.
Pinjolli i fundit i lavdishëm i Despotatit të Shpatajve ishte Gjin Bua – Shpata i cili ishte pjesëmarrës në qëndresën e organizuar ballkanike kundër Turqisë (betejën e Fushëkosovës 1389). Ai vdiq 10 vjet më vonë në vitin 1399. Pas këtij momenti zotërimet e shpatajve (Despotati), ndahet në dy pjesë: në jug me qendër Artën sundoi i biri i tij Marik Bua Shpata ndërsa pjesa veriore me qendër Gjirokastrën u bë dominion (zotërim) i dhëndërrit të tij, Gjin Zenevisi. Familja e Zenevisëve në veri por dhe ajo e Shpatajve në jug nuk sunduan gjatë pasi pas vdekjes së prijësit (Karlit të Janinës), tre nipërit e tij u grindën për të fituar të drejtën e trashëgimisë dhe kjo e favorizoi Turqinë ta merrte lehtë Kështjellën e Janinës (1431) dhe zotërimet e tjera njëra pas tjetrës.
. Familja e Zenebishëve (Zenevisëve)
Familja e Zenebisheve e vazhduan sundimin e tyre deri në 1434. Gjinit (dhespotit të ri të Janinës), iu desh të luftonte fort kundër turqëve, por dhe kundër Venedikut për çështje tregtare (kryesisht tregtinë e kripës). Pas vdekjes së tij turqit më 1418 morën kryeqendrën Gjirokastrën. I biri i Gjinit, Depa Zenevisi u largua nga Gjirokastra dhe u strehua në Korfuz. Duke shfrytëzuar kryengritjet e sukseshme të Gjergj Arianitit në Shqipërinë e Mesme, prijësi i ri mori zemër dhe përgatiti një ushtri për të rimarrë kryeqendrën e tij Gjirokastrën. Mirëpo ushtria turke (kryesisht jeniçere), që mbante Gjirokastrën dhe Kalanë e saj e futën ushtrinë kryengritëse mes dy zjarresh duke e shpartalluar atë në 1435. Ndër të vrarët e kësaj beteje qe dhe vetë prijëse Depa Zenevisi.
. Familja e Muzakajve
Stema e vjetër e Muzakajve ishte burimi me dy pishtarë. Ndërsa kur Muzakët bëhen despot nën perandorin Andronik (para vitit 1336), në stemën e Muzakajve është stema me shqipen dykrerëshe me yll”4. Gjuha që përdorin Muzakët në letërkëmbime dhe kancelaritë e tyre janë: latinisht, greqisht. I pari në gjeneorologjinë e kësaj familje aristokratike është Nikolla dhe janë të ardhur nga Mokra. Zotërimet e tyre shtriheshin në Berat, fushën e Vlorës, Myzeqesë së sotme (nga ka marrë dhe emrin; Musaqi – Myzeqe) e deri në Durrës.
Teodori II Muzaka u vra në betejën e Kosovës (1389). Pas tij qeverisi e Veja e T Muzakës, Komita Muzaka me qendër në Berat deri në 1396. Pas saj sundoi e bija e tyre Rugina Balsha e Vlorës deri në 1417. Kur e pushtuan turqit në këtë vit ajo u arratis në Korfuz. Gjithashtu ra dhe Berati në 1417 dhe Muzakajt bëhen vasale te turqëve, ndërruan fenë shumica e tyre por çuditërisht i ruajtën lidhjet dhe me Venedikun. Më pas një nga pinjollët e mbetur, Kristian Gjin Muzaka luftoi përkrah me Gjergj Kastriotin gjatë betejave deri kur vdes prijësi Kombëtar (Gjergj Kastrioti - Skënderbeu). Në vitin 1468 Gjin Muzaka emigron drejt Italisë, në Napoli nga ku shkruan (1510), historinë e familjes aristokrate të Muzakajve.
. Blinishtet dhe Jonimet
Anzhuinet këtë bujari shqiptare e cilësonin me emrin e përbashkët “Comites et barones regni Albanie”.
Në përleshjen shekullore mes dy botëve, duke i shërbyer herë perandorit të madh të lindjes, herë papatit, herë anzhuinëve ose nemanicëve serbë ndonjëri prej këtyre bujarëve bëhet në shekullin XIV protosevast, protoalagator, duke, mandej despot (muzakët), graf (comes) dhe marshall i Popatit ose i Anzhuinëve, ose Zhupan i madh serb, ndërsa pas rënies së Perandorisë së Dushanit, dinast krejtësisht i pavarur”5.
Në këtë vorbull influencash e kontradiktash mes fuqive të huaja dhe derivateve të tyre (bujare dhe familje fisnike shqiptare), na rezulton shkrirja dhe zhdukja e shumë familjeve shqiptare, sidomos në pjesën veriore arbnore-shqiptare si p.sh. Braka, Besossia, Leti, Limi, Verona etj.
Ka raste kur ndonjëra nga këto familje thyhet në kulmin e fuqisë së saj, ku ishte ngritur lart lavdia e saj, prej gjeneratave njëra pas tjetrës.

a)
Tipike nga këto familje është Blinishti. Kjo familje shtrihej nën Dri (Zadrimë) në dy anët e lumit të Gjadrit deri në malësi. Emri i saj lidhet me emrin e blinit (lloje bime drusore) nga Abacia e famshme e shën Aleksandrit (shënllezhderit), në Shkallën e Shenjtë të Mirditasve.
I pari i kësaj familje Vllado ishte nga një fis i Matit ku në vitin 1274 del nga burimet si stratiot bizantin. Politika e tij është e lidhur me Anzhuinët, pastaj me serbët që i jep dhe titullin “Kaznac”6. Në vitin 1279 ai kapet nga kapedani i Durrësit dhe dërgohet në burg në Brindizi, por atje jeton i lirë bile merr diplomë në Napoli (1304) sipas të cilës bëhet “Comes”, ndërsa i biri i tij me emër perëndimor Guillelmus bëhet marshall i Shqipërisë (1319). Kalojan Blinishti (1304-1319) ështe kushëriri i tij dhe ky me titullin “Comes”.
“… Kjo familje shuhet përgjithmonë gjatë kryengritjes së madhe që shqërtheu përgjatë Adriatikut, nga kroatet në veri e deri tek Matarangët (midis Shkumbinit e Devollit) e tek Muzakët (në Vlorë deri në Këlcyrë)”7.
Këtë kryengritje e organizoi Selia e Shenjtë (1319-1336) kundër serbo-sllavëve. Shuarja e familjes Blinishti nuk u bë vetëm nga serbët (që në fund edhe ata e humbën betejën), por sidomos nga Dukagjinët e Topiajt (për shkak të lakmive të tyre për territore e pronë).
b)
Në të njëjtat kushte historike (në të njëjtën kohë), zhduket përkohësisht familja eJonimeve (dushmanët) me zhupanin (titull serb), Vladisllav Jonimin që zotëronte Shqipërinë bregdetare veri-perëndimore, (1319) sipas dhe dekretit të Papës. Vladisllavi nuk ishte ortodoks serb por ishte katolik. Kjo familje rishfaqet në skenë (pas 1319) në fillim të shekullit XV rreth qytezës së Danjës dhe asaj të Shatit mbi Drin, duke qenë i barabartë me Zahariasit e atjeshëm.
Në vitin 1365 Nikollë Zaharia dhe Dushmanët (Jonimet) në 1403, në Pilotin e sipërm mbajnë rojen kundër turqëve, duke qenë të pavarur ose vasale të Venedikut.