Mustafa: Luzha deshi të bëjë monopol në Federatë

G

gezimi

Vizitor
Mustafa: Luzha deshi të bëjë monopol në Federatë

Akuzave të Kemajl Luzhës, kryetar i klubit të volejbollit AKPA Te Luzha nga Ferizaj se në federatë ka shkelje të rregulloreve dhe klane të caktuara, iu është kundërpërgjigjur ashpër kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Xhavit Mustafa.
Ai ka thënë sa ia vlen të merret me Kemajl Luzhën. “Ai (Luzha) është mirë që t’i shikojë punët e tija në biznes dhe mos të flet fare për volejboll se erë nuk ka në këtë punë. Ferizaj është qytet që ka traditë në sportet si hendboll, futboll, volejboll, por është fatkeqësi të jetë një njeri në një klub siç është Luzha në AKPA Te Luzha dhe të hedh vazhdimisht akuza sipas tekeve të tija.
Ai duhet të kuptojë se në federatë ka rregulla dhe punohet sipas rregulloreve dhe jo çka ka dëshirë ai të bëj. Ai ka thënë unë i mbajë pesë klube dhe bëj çka të dua në federatë. Luzha deshi të bëj monopol në federatë, por këtë nuk e kemi lejuar, sepse federata nuk është e një personi dhe as nuk është në shitje. Luzha ka menduar se e kemi qitur në shitje federatën dhe ai me ble.
Absurd se jo mahi!”, ka theksuar Mustafa. Luzha ditë më parë e ka akuzuar Mustafën se e ka quajtur derr i egër dhe për atë i kanë ngrirë si klub marrëdhëniet me federatën. “Kjo që e dëgjojë është shumë qesharake dhe nuk e kam idenë kush i ka thënë kështu.
Këtë epitet ia paska ngjitur vetes dhe ia paftë hairin”, ka theksuar Mustafa. Ndërkaq, për moszgjidhjen e sekretarit të përgjithshëm Mustafa ka thënë se është fakt, por kjo ka ndodhur për shkak se nuk ka buxhet federata. “Më besoni se mos zgjidhja e sekretarit të përgjithshëm nuk ka mbetur për diçka tjetër, por për shkak se nuk kemi mjete financiare. Ai njeri që duhet të kryejë këtë punë duhet paguar, por kush të paguajë kur s’kemi para.
Jo vetëm federata jonë, por të gjitha sportet ballafaqohen me krizë të madhe financiare’, ka thënë Mustafa. Numri një i federatës ka shtuar se Luzhën do të sanksionojnë për të gjitha këto akuza pa fakte dhe marifetet e tija që i ka bërë tash e një kohë në dëm të këtij sporti.
Mustafa në vazhdim ka theksuar se gradualisht gjërat po vijnë në vend të vetin dhe po punojnë me përkushtim që të rrisin nivelin e volejbollit. “Punojmë me përkushtim që të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin dhe rritjen e cilësisë në këtë sport”, ka nënvizuar Mustafa.
 
Sipër