Muajt e Vitit

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Muajt e Vitit

Muajt e vitit e kanë burimin nga koha e romakëve të vjetër. Muaji Janar (muaji i parë i vitit tek pas vitit 152 p.e.s.) mban emrin e zotit të shtëpisë Janus (Januarius) i cili kishte dy fytyra. Njëra fytyrë simbolizon hyrjen, tjetra daljen. Me këtë mbrohej edhe marrje-dhënia e detyrës së konzujve të cilët merrnin detyrën e tyre në Janar.
Muaji Shkurt rrjedh nga romakishtja e vjetër “Mensis Februarius” gjatë të cilit kremtohej festa e shpagimit dhe e pastërtisë.
Deri në vitin 152 p.e.s. muaji Mars ishte muaji i parë i vitit. Marsi rom. Martius (dedikuar perëndisë së luftës te romakët e vjetër Mars) ishte muaji në të cilin fillonin betejat.
Muaji Maj nderon baba-perëndinë romake Jupiter Maius. Ndërsa qershori (Juni) i është kushtuar bashkëshortes së tij Juno.
Në muajin korrik (Juli) romakët nderonin Julius Cesarin, ndërsa në Gusht (August) pasardhësin e tij Augustus. Për muajin Prill (April) supozohet se rrjedh nga aperire=hape.
Pasiqë deri në vitin 152 p.e.s. viti fillonte në muajin Mars, muaji Shtator ishte muaji i shtatë i vitit, Tetori i teti e kështu me rradhë. Pra, që nga viti 152 p.e.s. katër muajt e vitit shtator-dhjetor quhen ende ashtu edhe pse nuk janë muaji i shtatë, i tetë ...
Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s.)
Natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore të titulluar Naturalis Historia.
Këtu, në vëllimin VII, ai shkruan: "Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët."