Mosrespektimi i ligjit antiduhan, pranga shefit të higjienës e 2 inspektorëve në Vlor

V

Veptima

Vizitor
Mosrespektimi i ligjit antiduhan, pranga shefit të higjienës e 2 inspektorëve në Vlor

TIRANE – Policia arreston shefin e higjienës në Vlorë, si dhe dy inspektorë sanitarë, pasi ka patur ankesa nga subjekte private për mosrespektim dhe abuzim me ligjin antiduhan. Lajmi është bërë i ditur sot nga drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i cili njoftoi gjithashtu se është dhënë masa e paralajmërimit për pushim nga puna edhe për kryeinspektorin sanitar të qytetit të Vlorës.

“Kemi ndjekur me kujdes ushtrimin e përgjegjësive të Inspektoratit Sanitar dhe inspektorëve sanitarë, veçanërisht për mbrojtjen ndaj duhanit. Duke e konsideruar figurën e inspektorit sanitar si figurë dhe punonjës të shtetit, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar rast pas rasti. Ditët e fundit kemi patur disa ankesa për disa inspektorë sanitarë nga subjekte të ndryshme të qytetit të Vlorës, për të cilat është në dijeni edhe Policia e Vlorës.”- u shpreh Pipero në një konferencë për shtyp.
\balkanweb\
 
Sipër