Monstra-pedofil: “Julianin e vrava natën e rrëmbimit”

V

Veptima

Vizitor
Monstra-pedofil: “Julianin e vrava natën e rrëmbimit”

-Pesë vite më parë, duke qarë dhe kërkuar mëshirë arriti të zbuste “egërsinë” e prokurorit dhe të fitonte “besimin” e madh të gjyqtares. Nga salla e gjyqit ai lihet i lire ndërsa ishte arrestuar, hetuar dhe gjykuar për rrëmbim personi të mitur. I mituri i asaj dite fundprilli ishte me fat; momentin e rrëmbimit të tij me të ishte edhe kushëriri i parë i tij, po i mitur. Ky i fundit, arriti t`i bënte presion monstrës-komshi derisa lejoi kushëririn të dilte përjashta. Pesë muaj më vonë, gjykata do e dënonte me 60 mijë lekë gjobë dhe do ta linte të lirë, pasi ai i pandehur nuk përbënte rrezikshmëri për shoqërinë…!


Mesditën e djeshme, thuajse gati pas 5 viteve të dhënies së asaj shkëndije të frikshme të ekzistencës së një maniaku dhunues dhe vrasës të miturish në zonën e Laprapkës, pasi policia, prokuroria dhe gjykata kishin adresë të saktë të vendbanimit të tij, të atëhershëm, vendi pëson një tjetër tronditje të rëndë; gjendet për fatin e tij dhe të familjes së tij 10-vjeçari i zhdukur pasditen e së shtunës, ndërsa policia shokohet.

Afërsia me shtëpinë e Julian Çelës, misteri i zhdukjes së tmerrshme, ka bërë që policia menjëherë të kërkojë gjurmët e tij. Fatkeqësisht i gjeti; monstra që gjendej në duart e policisë pranon se ka kryer vrasjen e djalit. Më pas dëshmon mënyrën makabre se si i ka marrë jetën vogëlushit, ndërsa ende më e frikshme është mënyra se si e ka zhdukur.

Policia e Tiranës, ekspertët e krimeve të rënda, drejtuesit më të lartë Policisë së Shtetit janë grumbulluar në komisariatin nr 3, në vendin ku ishte izoluar përbindëshi, ndërsa kishte zhdukur trupin e djalit, fotoja dhe imazhi i të cilit, prej 30 nëntorit të vitit të kaluar ka bërë i është besuar edhe Interpolit!

Gazeta - Shekulli
 
Sipër