Mjekësia popullore.

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Munella

Anetar Fillestar
15 Qershor 2014
110
1
18
Mjekësia popullore.

MJEKSIA POPULLORE

Mjeksia Popullore e ka gjenezën në barnatoren e Zotit dhe asht ma e vjetër se edhe vet njeriu. Ajo bazohet tek humaniteti njerzorë. Sherimi dhe shpëtimi i jetës së njerzve. Ilaçet kushtojnë shumë lirë ose i marrim edhe falas pa e hargjue edhe asnji qindarkë sepse barnatorja e Zotit asht e hapun për të gjithë dhe aty shkohet me ose pa kurrfar porosie dhe pa kurrfar recete apo udhzimi mjeksorë dhe në at barnatore i gjen të gjitha ilaçet për çfardo smundje se egziston n'rruzullin toksor. Po dite mej zgjedhë, ato ilaçe t'shërojnë, por edhe n'qoftë se nuk t'shërojnë, nuk t'smujnë ma tepër apo nuk ta marrin jetën.

Mjekët kryesorë të asaj medicine ishin njerzit e thjeshtë, noj herë edhe analfabetë e deri tek njerzit e Zotit siç janë priftnit, fretnit dhe motrat e nderit. Të gjithë kta mjekë punonin falas dhe qëllimi tyne kryesor ishte vetëm shërimi njeriut. Me ilaçet që gjinden n'barnatorën e Zotit shërohen t'gjitha smundjet që e prekin njeriun. Shërimi asht shumë i ngadaltë dhe t'merr shumë kohë, por t'shëron rranjsisht. Ta forcon organizmin dhe ta zhduk smundjen.

Me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë fillon edhe industrializimi i botës. Jeta në tokë fillon me ndryshue rranjsisht. Bjeshka fillon me u lanë e shkretë. Toka fillon me mbetë e djerrë dhe natyra fillon me u baraktisë. Çilen punishte e fabrika me qindra e mia punëtorë, pronar i sëcilave asht shteti, nji grup njerzish apo edhe vetëm nji njeri i vetëm.
Puna duhet krye. Prodhimi duhet dorzue n'treg. Makina kryesore prodhuese bahet vet njeriu prandaj njeriu duhet me qenë gjithmonë n'gjendje të mirë e mos me u smue kurrë.

Padronët thrrasin njerzit e shkencës të gjejnë nji tjetër ALTERNATIVË shërimi që t'mos rri punëtori me ditë te tana për nji dhimtë kreje tuj u sherue me ndihmën e Zotit, tokës, diellit, ujit, ajrit, bimëve, rrajve, farave, drithnave dhe pemëve e perimeve.

Thirren shkenctarët, ngriten institucione e krijohen laboratore të ndryshme dhe tash shkenctari e merr bimën në natyrë dhe ma nuk e dërgon n'çajnik për me e ba vetëm përvlimin e saj, por e dërgon n'laboratore kimike ku përmes temperaturave ekstreme e bajnë zbërthimin e asaj bime për mej marrë nektarin e saj. Në ket mnyrë fillojnë të krijohen tabletat e para të cilat ta pushojnë e rrallë herë edhe ta shërojnë nji dhimtë, por ta zbresin imunitetin e organizmit dhe me zbritjen e imunitetit. Në organizëm lirohen me miliona mikroorganizma që shkaktojnë nji mori smundjesh tjera e që kërkojnë nji mori tableta tjera dhe sa ma shumë prodhoheshin tableta edhe shumë ma tepër smuheshin njerzit.

Ma vonë vetëm për çeshtje fitimi, nëpër ato laboratore nuk prodhoheshin ma vetëm tableta, por edhe lloj-lloj smundje t'reja që shpërndahen nëpër njerzë përmes vaksinimeve.

Kjo lloj medicine, dikur ALTRNATIVE, sot asht ba medicina bazë dhe e vetme e ligjshme në botë. Çuhet edhe mjeksia konvencionale dhe bazën e ka vetëm tek paraja.

Me miliarda euro e dollarë shpenzohen n'botë çdo vit për sherimin nga kanceri, por me miliona njerz n'vit vdesin po prej ksaj smundjeje.

Medicina konvencionale sot për sot asht njena nder bizneset ma fitimpruese në botë.

Njeriu i civilizuem, ma përpara pranon me vdek n'krevat i mbuluem me çarçafë t'bardhë se sa me u shkrrye me noj lloq për me u shërue.

Megjithate, çdo ditë e ma tepër njerzit janë tuj ju kthye natyres. Atje ku gjendet barnatorja e Zotit e që n'popull prej se e ka krijue Zoti njeriun quhet Mjeksia Popullore.