Misteri i shitjes së Albpetrol

V

Veptima

Vizitor
Misteri i shitjes së Albpetrol


Dy ditë pas tenderit për shitjen e Albpetrol, procedura e shqyrtimit të ofertave vazhdon të mbështillet nga një mister i madh. E gjendur nën presionin e opinonit publik, Ministria e Ekonomisë reagoi dje përmes një njoftimi zyrtar.

Ndonëse komisioni i vlerësimit të ofertave është mbledhur të shtunën gjithë paraditen, ministria u mjaftua vetëm me një deklaratë ku thuhej se komisioni po vlerëson të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga firmat pjesmarrëse në bashkëpunim me konsulentin e huaj, por pa dhënë asnjë informacion mbi secilën ofertë dhe kompanitë që qëndrojnë pas tyre.

Por cfarë qëndron pas gjithë këtij tisi misteri, me të cilin po mbështillet privatizimi më i madh i të gjitha kohërave në Shqipëri?

Gjithcka nis me vetë ofertën. Pakkush mund ta priste se në tenderin për shitjen e Albpetrol do të ofrohej një cmim prej 850 milionë euro, e cila sipas kritereve ligjore që ka përcaktuar qeveria për tenderin duhet të jetë e shoqëruar me një garanci financiare sa 10 për qind e shifrës. Sipas kritereve të tenderit, ajo duhet të lëshohet nga një nga 50 bankat më të mëdha në botë, që zgjidhet nga vetë shoqëria apo konsorciumi përkatës.

Për ofertën e parë shuma e garancisë është jo pak, por 85 milionë euro dhe ajo i kalon automatikisht qeverisë edhe nëse konsorciumi Vetro Silk Roud tërhiqet nga blerja e Albpetrol. Por a ekziston me të vërtetë kjo garanci dhe a është e vlefshme ajo? Këtu ka të tjera dyshime, të cilat nisën që në momentin e paraqitjes së ofertës. Kur komsioni hapi zarfin e Vetro Silk Road, fillimisht spikerja në Ministrinë e Ekonomisë tha se dokumenti i garancisë nuk ishte i firmosur.

Për shkak edhe të cmimit të lartë në lojë kjo situatë krijoi pështjellim tek komisioni i vlerësimit të ofertave duke vënë në lëvizje vetë kryetarin e tij, zv/ministrin Sokol Dervishaj, i cili menjëherë i konsultoi dokumentat me konsulentin ligjor.

Pas kësaj konsulte spikerja korrigjoi deklaratën e mëparshme duke anoncuar se garancia është e rregullt

Jozyrtrarisht nga burime konfidenciale Top Channel ka mësuar se garancia financiare për ofertën e konsorciumit Vetro Silk Roud është lëshuar nga një bankë amerikane në Chikago. Emri i bankës është Amerikan Chartered Bank. Kjo ngre një tjetër dyshim. Në vendimin për kriteret, qeveria ka paracaktuar se garancia financiare duhet të lëshohet nga një prej 50 bankave më të mëdha të botës.

Amerikan Chartered Bank është një bankë lokale në Chicago e cila edhe vetë brenda amerikës renditet e 224, duke mos e plotësuar këtë kriter.

Pavlefshmëria e garancisë së pari do rrezikonte vetë vlefshmërinë e ofertës dhe së dyti ja bën të pamundur qeverisë ta arkëtojë atë nëse konsoricumi tërhiqet nga oferta.

Zyrtarisht, ministria nuk bën publik asnjë informacion, por vazhdon të përgjigjet se është duke shqyrtuar dokumentat. Madje ajo nuk është e vetmja që si asnjëherë tjetër më parë në një proces kaq të madh privatizimi ka zgjedhur të heshte.

Edhe kryeministri Sali Berisha, ndryshe nga herët e tjera, ka zgjedhur të mbajë të njëjtin qëndrim. Natyrisht që zotit Berisha nuk i mungon informacioni dhe as interesi në një marrëveshje biznesi, ku në lojë janë 850 milionë euro, shifër kjo sa 30 për qind e buxhetit vjetor të vendit.
Misteri i shitjes së Albpetrol
 
Sipër