Mirdita

Munella

Anetar Fillestar
MIRDITA
Mirditorët kanë qenë, por edhe sot janë njerzit ma të lirë në t'gjithë rruzullin toksor.
Në qoftë se shqiponja asht mretnesha e maleve atëherë miirditorët i plotsojnë t'gjitha kushtet me u quejtë zogjtë e saj.
Mirditori lind inteligjent. Tuj u rritë bahet mjeshtër i fjalës, mjeshtër i pushkës dhe mjeshtër i gjithçkaje që e ka krijue Zoti n'bjeshkët e Mirditës.
Mirditorja e barabartë me burrin merr pjesë nëpër t'gjitha aktivitetet familjare dhe shoqnore. Nji kohë Ajo asht ulë edhe n'selinë e Kapidanit.
Ungjilli, Kanuni dhe kanga, janë tri gjana të shejta për çdo mirditor.
Mikpritja, nderi, urtia, burrnia dhe trimnia, janë virtytet që i karakterizojnë mirditorët.
Nëntoka e Mirditës asht ndër ma t'pasunat n' Europë kurse mbi at tokë jetojnë njerzit ndër ma t'vorfunit n'Europë.
Për kah bukuritë natyrore. Alpet e Zvicrres dhe Alpet e Mirditës dallojnë shumë pak apo nuk dallojnë fare. Por n'alpet e Zvicrres jetojnë njerzit ma t'lumtunit e botës. Kurse n'alpet e Mirditës jetojnë njerzit e harruem nga bota.
Mirdita qenka ma e madhe se krejt Britania e Madhe. Pat thanë nji gjeolog kinez n'kohën e komunizmit „iluminist“ të Enver Hoxhës mbasi kishte ba tri ditë tuj ecë kambë nëpër bjeshkët e Mirditës. Mirdita turistike...!!! Nji frazë sa e bukur e sa abstrakte për turistët e botës mbasi n'at Krahinë nuk egziston as shkronja „ I“ si infrastrukturë.
Autostrada që do t'lidhë Nishin me Durrësin kalon mes përmes Mirditës. Sot për sot, në nji gjatsi prej 70 km. Ajo nuk ka asnji vend nënkalimi apo mbikalimi për njerzë e për bagtij dhe s'lidh asnji t'ban, asnji ksollë, asnji shpi, asnji laxhe, asnji katund e asnji qytetzë mirditore. Mandej, ajo autostradë nuk i lidh as shtëpitë, laxhet dhe katundet që janë 30-40 e deri n'pesqindë metra për bri saj.
Ate që ka ba imzot KRISTOFORO PALMIER i vetëm për edukimin dhe shkollimin e mirditorëve. S'e kanë ba t'gjitha qeveritë shqiptare së bashku prej ramjes së mortajes komuniste e deri sot.
Gjudhijtë e komunizmit shqiptarë ndaj Mirditës u hakmorrën edhe shumë ma keq e shumë ma zi seç ishin hakmarrë turqitë kundër Arbnisë mbas vdekjes së Kastriotit.
Dymbëdhjetë fise kishte Izraeli. Dymbdhjetë apostuj kishte Jezu Krishti. Dymbëdhjetë bajraqe ka sot Mirdita që i japin jetë e s'e lajnë me u shue kurrë.
 

Miri

Anëtar drejtues
Ju lutemi z Munella duke shikuar që shkruani tema me shumë interes dhe përkushtim, do tu lutesha, që titullin e temës ta bëni sa më të përshtatshëm me vetë përmbajten, në mënyrë që lexuesi të kuptojë menjëherë se për çfarë bëhet fjalë dhe jo me një fjalë të vetme. Kështu edhe mundi juaj nuk u shkon dëm.
Të kam spostuar edhe temën tek kategoria Aktualitet
 

Miri

Anëtar drejtues
z Palmieri e njoh edhe unë personalisht, dhe do të thoja me plot bindjen që ka bërë një punë me të vërtetë të madhe. Të kujtohet për autostradën ku Antoni ka shprehur gati të njëjtin mendim këtu

Rroftë autostrada rroftë Berisha thuhej kur vendosen që projekti të kalonte përmes luginës së Fanit. Tani nuk ka banor që nuk e ka mallkuar atë thirrje dhe atë projekt. Autostrada edhe pse thonë që sjell zhvillim ka ndarë dhe shpërndarë akoma më shumë fshatrat dhe banorët e Fanit. Vihet re sidomos kur duhet të rrezikojnë jetë për të kaluar në autostradë si këmbësor, thjesht për të kaluar nga ana tjetër ose për të pritur furgonat dhe autobusët e linjës që transportojnë pasagjer. Kjo sepse kanë menduar aq shumë për banorët saqë nuk kanë bëre mbikalime ose nënkalime gjë e detyrueshme më shtet dhe me ligj në gjithë botën.
 

Miri

Anëtar drejtues
Mirdita turistike...!!! Nji frazë sa e bukur e sa abstrakte për turistët e botës mbasi n'at Krahinë nuk egziston as shkronja „ I“ si infrastrukturë.
Shumica e njerëzve që janë shpërngulur nga Mirdita, duke lënë truallin e të parëve për të shkuar në mushkonjat e Lezhës, e kanë bërë vetëm prej braktisjes së shtetit kundrejt zonave të tona rurale, duke mos u garantuar as gjënë më minimale dhe të detyrueshme si trasportin rrugor. 2 orë e gjysëm nga qendra e Fanit për të shkuar në Rreshen.
 

Munella

Anetar Fillestar
Shumica e njerëzve që janë shpërngulur nga Mirdita, duke lënë truallin e të parëve për të shkuar në mushkonjat e Lezhës, e kanë bërë vetëm prej braktisjes së shtetit kundrejt zonave të tona rurale, duke mos u garantuar as gjënë më minimale dhe të detyrueshme si trasportin rrugor. 2 orë e gjysëm nga qendra e Fanit për të shkuar në Rreshen.
Ah, t'ruejt ai Zot që t'ka falë. Ksi djem i duhen Mirditës. Unë e kam mall me shkue e me vizitue vendlindjen e babës sepse rruga deri n'vendlindjen e tij asht sikur rrugë ferri. Megjithate kam qenë dy herë, por ma nuk mundem sepse kam makinë (vëturë) dhe i has podi nëpër gropat e atyne rrugëve të cilat: Le se janë me gjithëato gropa, por janë edhe të ngushta. S'din njeriu, a ma lehtë asht me u ngjitë përpjetë apo me ra teposhtë.
 
A

Antoni

Vizitor
...S'din njeriu, a ma lehtë asht me u ngjitë përpjetë apo me ra teposhtë...
Të njëjtin mendim bëjnë edhe firmat tregtare kur tu thojnë; shkoni në Fanë për të hapur vende pune. Nuk ka firmë që vjen për të shkatërruar mjetet, në rast se ska të pakën rrugët e mira.
Por duhet thënë që me autostradën gjërat janë përmirësuar sadopak. Kuptohet në fshatra ka akoma vështirësi por gjatë luginës është kënaqësi të udhëtohet me mjet.
 
Sipër