Mirdita - Munella

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Mirdita Turistike - Munella

mali-i-munelles.jpg

Mal në kufirin Pukë-Mirditë, që në Majën e Kryqit arrin lartësinë më të madhe, l99l metra. Shtrihet midis luginës së Fanit të Madh në veripërendim dhe Fanit të Vogël në juglindje. Zgjatimi i këtij mali që bie në sy ngado është 6 km në gjatësi dhe 3 kilometra në gjërësi. Pjesa kulmore ka sipërfaqe të valëzuar, kurse shpatet formojnë rrëpira.

Munella është kurrizujëndarës midis dy Fanajve. Deri në ll10 metra ka pyll dushku, më lart deri në l600 metra pyje pishe dhe ahu, kurse mbi këtë lartësi mali është i zhveshur nga pyjet. Pjesa e sipërme ka kullota alpine të begata. Si dhe ne vise të tjera malore të Mirditës, ka arinj, derra të egër, gjela ta egër e kafshë të tjera me gëzof. Në brendësi ruan minerale të pasura, bakri etj.