Mirditë

Munella

Anetar Fillestar
Mirditë

Trashëgimtare e Pirustëve
Za i zogut, vaji bylbylit, klithmë Shqiponje, rreze e dillit
Emblemë e Arbnit, bijë e Palit dhe e Lekës
Anmiqtë e pathyshëm t’çuen te gryka e dekës
Por s’mund të përkulën e krytë s’mud ta ulën.

Ti zojë e vorfun e veshun me lecka
Ti nanë e dashtun sa edhe ZOJA E BEKUME
E ndodhun prej shekujsh n’për male, gurë e kreshta
Atëherë kur t’mungonte buka e gatume
Ti me rrajtë e lisave ushqeheshe
E n’mungesë të rrajve, ushqeheshe edhe me gurë
E prej atyne gurëve shndërroheshe në mur
Dhe mur qëndrove e kurrë s’u nënshtrove.

N’mes yllit e gjysëm hanës dhe arit të brishtë
Ti sgjodhe kalvarin e T’LUMIN JEZU KRISHT
Dhe me Kryq n’krah nëpër shekuj kalove
Si Krishti jetove.
Dhe anmiqtë e tërbumë në Kryq të gozhduen
E n’vorr të l’shuen e me rrasë të mbuluen
Dhe menduen se vdiqe.
Dhe menduen se s’je ma n’ato male

Por mbas gjithë atyne shekujve të qëndrimit
Mbas gjithë atyne viteve të burgjeve e salvimit
Nji ushtimë u ndi prej mesit Berlinit
Që e dridhi tokën e gjithë rruzullimit
Ti rrasën e largove dhe bashkë me ushtimën
Ashtu si edhe Krishti, u ngrite drejtë qillit.

Dhe e ringjallun qëndron kurrë ma mos me vdekë
Sa t’ketë tokë e qillë, sa t’ketë dritë e jetë
Sa t’ketë fushë e male, sa t’ketë gurë e zalle
Do t’qëndrosh krenare si emblemë SHQIPTARE
Do t’qëndrosh krenare bijë e Dukagjinit
Kështjellë e pamoshtun mbrojtse e
krishtenimit.
 

Miri

Anëtar drejtues
Kjo poezi edhe pse e pasur, më pëlqen sidomos nisja, zhvillimi dhe përfundimi i saj pasi janë thurur shumë mirë njëra me tjetrën.
 
Sipër