Mirditë - Ultinjtë e Nënshejtit

Miri

Anëtar drejtues
Turizmi ne Mirdite - Ultinjte e Nenshejtit

ultinjte.jpg

Edhe sot e kësaj dite në Shkallën e Malit të Shejtit, në Orosh, është një lis disi i veçantë me emrin Ulti. Sipas gojëdhënës kanë qenë 6 të tillë, por vetëm 2 kanë mbijetuar në udhën e gjatë të jetës së tyre. Njëri është “dorëzuar”, ka mbetur vetëm trungu i kalbur, ndërsa tjetri është ende në këmbë, megjithëse me plagë shekullore në trup.

Mosha e tyre llogaritet rreth 900 vjeçe dhe kjo nuk është ndonjë çudi, pasi njihet jetëgjatësia e drurëve. Mosha e tyre mund të merret dhe si një dëshmi e themelimit të Kuvendit Benediktin mbi Malin e Shejtit. Këto ishin fidane të sjellë nga Italia prej murgjëve Benediktinë, vend prej të cilit kanë marrë dhe emrin, për banorët vendas , si shtrembërim i emrit “latin”.
 
Sipër