Mirditë - Shutrria (Shutrreja)

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Turizmi ne Mirdite - Shutrria (Shutrreja)

shutrreja.jpg

Shutrria (Shutrreja) është një burim ujë nëntokësor i fuqishëm që ndodhet midis Kurbneshit dhe Mërkurthit, në Grykën e Selitës rreth 20 m mbi lumin e Urakës, në anën e malit të Mullit. Në sipërfaqe të tokës është një pus i thellë rreth 30 m, i cili të mundëson uljen në gropën nga kalon uji me shushurimën e tij të përjetshme.

Lumi i nëndheshëm sjell prurje të konsiderueshme. Hamendësimet për rrugën që ndjek ky ujë janë nga më të ndryshmet por deri tani është vërtetuar se nuk ka lidhje me lumin e Urakës, i cili buron jo larg këtij burimi nëntokësor.

Nuk është vërtetuar nëse derdhet përsëri në Shutrrinë e Bruçit. Provat e bëra deri tani nuk kanë sjellë ndonjë të dhënë të saktë për komunikimin e këtyre dy burimeve. Në vitet '80 u investua për të nxjerrë një sasi uji të këtij burimi për të vaditur tokat e fshatrave Kurbnesh, Zajs, Bardhaj dhe Lëkundë.

Sistemi i vaditjes ishte i mbështetur tërësisht në tubacione dhe kanale betoni në një largësi rreth l0 km, i cili funksionoi vetëm disa vite, pasi u prish në vitin 1992.