Mirditë - Pllaja e Valmorit

Miri

Anëtar drejtues
Turizmi ne Mirdite - Pllaja e Valmorit

pllaja-e-valmorit.jpg

Qafa e Pëllumthit. Tutje në sfond në verilindje shtrihet grumbulli i maleve të Lurës. Në jugperëndim të tyre ndodhet pllaja karstike e Valmor-Didhes, e cila dallohet për veçansitë e saj fiziko-gjeografike. Është e vendosur mes përroit të Flimit dhe lumit të Urakës. Ngritja e menjëhershme nga lumi, jep bukuri të veçantë.

Zhvillimi i proceseve karstike është interesant. Në tërë shtrirjen e pllajës do të ndeshesh me forma të larmishme, kryesisht hinga, shpella karstike mbi shkëmbinj gëlqerorë mjaft të tretshëm. Ndër shpellëzat më të përmendura është ajo e Fatmirave në Valmorë dhe e Borës në Didhe. Në këtë të fundit bora është e gjendshme dimër e verë. Klima e Valmorit është mesdhetare me tipare kontinentale.

Bimësia e saj karakterizohet nga pyjet e llojit halor e fletor, si arrneni i kuq, pisha e zezë, bredhi, ahu, panja etj. Është e pasur dhe me bimësi barishtore. Këtu gjendet një lule e rrallë me patale të bardha e erë të këndshme që nuk gjendet në zona të tjera: Lule Bora. Gjatë kontaktit të gëlqerorëve me magmatikët, dalin burimet karstike të Urakës, që janë ushqimi kryesor i këtij lumi, në ujërat e të cilit rritet vetëm një lloji peshku, trofta. Në të djathtë të lumit ndodhet vendburimi i bakrit i minierës Kurbnesh.
 
Sipër