Mirditë - Bujqësia

Miri

Anëtar drejtues
Mirdite - Bujqesia

bujqesia.jpg

Në Rrethin e Mirditës tokat janë të larmishme, gjë që lidhet me faktorë morfologjikë, morfogjenetikë e morfoklimatikë. Në Mirditë, në lartësitë 0-600m, shtrihen tokat e hirta, të hirta kafe, të kafta dhe pjerrësia shkon nga 20 deri në 30%, me taban të cekët deri mesatar. Janë të varfëra me N (azot) dhe P2O5 (fosfor) dhe mesatare në humus e K2O (potas). Aciditeti i tyre lëviz nga 4.5 deri në 6 pehash (ph). Nga përbërja mekanike ata i përkasin tipit argjilor- argjilor i mesëm. Në lartësitë 600-1000m shtrihen kryesisht tokat e kafenjta. Në lartësitë 1000-1600 m shtrihen tokat e murrme pyjore dhe mbi 1600m tokat livadhore malore. Për shkak të larmisë së madhe të relievit dhe kushteve klimatike, në sektorë të veçantë, vihen re inversione të bimësisë dhe të tokave.
Një burim tjetër për rritjen e të ardhurave jane edhe tokat bujqësore të braktisura me sipërfaqe 640 ha, të cilat mund të vihen në efiçencë nëpërmjet mbjelljes së pemëve dru-frutore, pyjore ose kultura të tjera me bimë etero-vajore.
Kulturat kresore bujqesore jane:
Grure, miser, perime, theker, patate, pemtari, foragjere.
Mirdita ka
86.778 ha toke gjithsejt, 6318 ha toke e punuar, 75 ha drure frutor, 64.230 ha pyje, 4072 ha kullota, 234 ha perime, 140 ha patate, 2405 ha foragjere.
Ka 10.000 krere gjedhe, 37.000 te imta, 12.000 derra, 82.000 shpende. Me grure mbjell 100 ha toke dhe me miser 600 ha
 
Sipër