Ministri Krasniqi priti shigjetarët e Kosovës

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
G

gezimi

Vizitor
Ministri Krasniqi priti shigjetarët e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Memli Krasniqi, priti dje në një takim drejtuesit e Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, përkatësisht Bardhyl Luzhnica, kryetar dhe Agron Mala sekretar, për t’iu uruar dhe ofruar përkrahjen e plotë, pas pranimit në Federatën Ndërkombëtare me të drejta të plota.
Kjo është federata e tretë nga sportet olimpike në Kosovë që ka arritur të pranohet në federatën përkatëse ndërkombëtare. Me këtë rast ndër të tjera, Krasniqi tha se është duke punuar në të gjitha frontet për të mundësuar pjesëmarrjen e Kosovës në lojërat olimpike “Londra 2012”.