Miliarderët që s'arriten me e krye as shkollën e mesme

Munella

Anetar Fillestar
Miliarderët që s'arriten me e krye as shkollën e mesme

Shumica e njerzve në botë thonë se çelsi i suksesit asht shkolla, por Biznismenët:

Riçard Branson, Amansia Ortege, Fransoa Pinoa, Dejvid Mardoka dhe Xhoa Luis që kurrë s'e kanë dashtë librin e fituanë (shtrinë ndikimin finansiar) n'gjithë botën edhepse s'mbrinë me krye ma shumë se shkollën fillore.

RIÇARD BRANSON

- Kapitali: 5 miliardë $
- Vendi: Britania Madhe
- Kompanitë: „Virxhin grup“
- Lindun: 18. korrik 1950.
- E ka lanë shkollën n'moshën 16 vjeqare

Branson u lind në një familje me nanën stiuardesë dhe babë barist. Ka qenë jashtëzakonisht nxans i dobtë, prandaj si i mbush 16 vjeqë e l'shon shkollën. N'ditën e fundit drejtori i thot atij se, ose ka me përfundue mbas hekurave, ose do t'bahet miliarder. Ai vendosi për kët t'fundit. Çeli dyqanin e pllakave e cila së shpejti u ngrit në një shtëpi botuese, fitoi famë edhe tuj publikue grupe si Sex Pistols. Së shpejti çel edhe kompaninë ajrore, e cila i solli atij miliona dollarë kurse n'2005-tën filloi të mirret edhe me turizmin n'gjithsi.

AMANSIO ORTEGA GAONA

- Kapitali: 69,1 miliardë $
- Vendi: Spanja
- Kompanitë: „Inditeks“ (Zara, Masimo Duti, Ojsho, Bershka...)
- Lindun: 28. mars 1936.
- Shkollën e len n'moshën 14 vjeqare

Pasuniku maj madhi i Europës ka pas vetëm 14 vjeqë kur familja tij përshkak t'punës së t'jatit si puntor hekurudhe shpërngulet prej Leonës në La Korunju. Përshkak t'gjendjes së vorfun detyrohet me e ndërpre shkollën dhe fillon me punue si rrobaqeps për mej ndihmue familjes e cila, përveq ktij kishte edhe tre fmijë tjerë. Ndërmarrjen e konfeksionit „Goa“ e themelon n'vitin 1972. Me 1975, çel shitoren e parë „Zara“ dhe për nji kohë t'shkurtë fiton miliarda dollarë. Me 23. nandor 2015, për pasuni mrrinë me e kalue edhe Bill Gejtsin, por vetëm për katër orë.
Asht modest, ban nji jetë të thjeshtë (normale) dhe shumë rrallë paraqitet në mediume.

FRANSOA PINO

- Kapitali: 13 miliardë $
- Vendi: Franca
- Kompanitë: „Artemis S. A.“ (Samsonajt, Puma, Guči, Kristiz, K.F. Ren...)
- Lindun: 21. gusht 1936.
- Shkollën e len n'moshën 11 vjeqare

Fransoa Pino lind në nji familje t'vorfun që mirrei me tregtinë e drunit. Prindët e regjistrojnë n'shkollën private, por fmijtë e përqeshnin përshkak t'origjinës tij t'vorfun, për at arsyeje, kur i mbush 11 vjeqë e len shkollën dhe fillon me punue n'biznesin familiar, n'zdrukthtari. Pasunohet me tregtinë e pikturave. N'koleksionin e tij ka ma shumë se 2.000 piktura, n'mesin e të cilave bajnë pjesë edhe pikturat e Pikasos.

DEJVID H. MARDOK

- Kapitali: 3 miliardë $
- Vendi: SHBA
- Kompanitë: „Kasl end Kuk“, „Pacifik klej“
- Lindun: 11. prill 1923.
- Shkollën e len n'moshën 15 vjeqare

Biznismeni amerikan lind n'familjen e nji agjenti tregtar dhe përshkak t'vorfnisë detyrohet me e lanë shkollën n'moshën 15 vjeqare. Regrutohet n'vitin 1943, mbasi t'kthehet prej luftës shperngulet n'Detroit tuj jetue rrugave. Nji takim i rastsishëm me nji humanitar që i jep 1.200 dollarë me t'cilat ky blenë (merr me qera, shenimi im) nji retoran të mbyllun dhe aty i fiton 700 dollarët e parë. Mbas nji kohe çel edhe nji restoran ku edhe fiton mjaft t'holla. Ma von e len edhe at punë dhe fillon me u marrë me bujqsi ku mrrinë me u ba prodhuesi ma i madhi n'botë i pemve dhe perimeve.

XHO LUIS

- Kapitali: 5,2 miliardë $
- Vendi: Britania Madhe
- Kompanitë: „Tavistok grup“, K.F. Totenhem
- Lindun: 5. shkurt 1937.
- Shkollën e len n'moshën 15 vjeqare

Xho Luis, i gjashti ndër ma t'pasunit n'Britaninë e Madhe lindi n'Londër, vjen prej nji familjes vorfun. Përshkak t'vorfnisë n'moshën 15 vjeqare e len shkollën dhe fillon mej ndihmue t'jatit në udhëheqjen e ndërmarrjes, nji objekti hotelier. Kur e merr udhëheqjen e ndërmarrjes, orientohet në shitjen e ushqimit luksoz për turistët amerikanë kurse n'vitin 1979, shet kompaninë tuj fillue me u marrë me shitjen e aksioneve dhe shpërngulet në Bahame. Me Xhorxh Sorosh fillon bashkpunimin n'vitin 1992, tuj falnderue ktij bashkpunimi mbrrin me u ba shumë i pasun.

---------
Edhe pasunikët si: Xhon Rokfeler, themeluesi i kompanisë „Standard oil“ e len shkollën n'moshën 16 vjeqare dhe mbrrinë me u ba maj pasuni amerikanë i t'gjitha kohnave. Kur vdes, pasuninë ia kanë vlersue në 1,5 miliardë dollarë që kishin me pas vleftën e sotit 341 miliardë.
 
Sipër