Milani ndal Barçën, në "Kamp Nou" ndodh çudia

A

agroni

Vizitor
Milani ndal Barçën, në "Kamp Nou" ndodh çudia

BARCELONE-Milani ka ndalur Barcelonën në një barazim të çuditshëm 2-2, në superndeshjen e Champions League të zhvilluar mbrëmë në "Kamp Nou". Katalanasit kanë dominuar gjatë gjithë kohës dhe kishin çdo gjë në dorë deri në minutën e dytë shtesë, kur një goditje këndi e ekzekutuar nga Klarens Sedorf, gjeti Tiago Silvën, që realizoi me kokë. I ka patur të gjitha sfida e mbrëmshme në Spanjë, ndonëse duhet thënë se vendasit e Pep Guardiolës ishin zotër të fushës. Takimi nisi me një gol që në minutën e parë, me autor Aleksandre Paton, i cili u nis nga mesfusha dhe pasi shmangu gjithë mbrojtjen katalanase, mposhti Viktor Valdes. Barcelona mori shumë shpejt frenat e lojës në dorë, duke goditur edhe shtyllën me anë të Lionel Mesit. Ishte argjentinasi, ai që i dhuroi golin e barazimit katalanasve, pas një aksioni spektakolar në minutën e 36-të, në të cilin Mesi pasoi për Pedron në zonë. Ky i fundit nuk e pati të vështirë të shtyjë topin në rrjetë. Ndërkohë, pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për Barçën. David Vija ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke mposhtur Abiatin. Më pas, në fushë kanë qenë vetëm katalanasit, por që nuk kanë krijuar raste të pastra. Ata kanë qarkulluar topin papushim, deri në minutën e 92-të, kur Abidal lejoi një goditje këndi pas një dueli me Sedorf. Nga goditja e këndit, Tiago Silva barazoi gjithçka në mënyrë të pabesueshme.
Ndeshjet
Në takimet e tjera të luajtura mbrëmë, spikat fitorja e Çelsit në shifrat 2-0 ndaj Bajer Leverkusen. Dy gola në pjesën e dytë nga David Luiz dhe Huan Mata, i kanë dhënë fitoren skuadrës së Vilas Boas, që edhe njëherë ka treguar probleme në lojën e saj. Ndërkohë, fitore e madhe për Marsejën, që në Athinë mposhti 1-0 Olimpiakosin, falë golit të Luço Gonzales. Në "Dragao" të Oportos, Porto vendase mundi 2-1 Shaktjor Donjeckun, në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra luzitane. Ukrainasit e mbyllën ndeshjen me 9 vetë, duke mos gjetur mënyra të tjera veç ndërhyrjeve të gabuara, për të ndalur skuadrën kampione të Portugalisë. Në Gjermani, Arsenali ka marrë një pikë përballë Borusias së Dortmundit, ndonëse ishte duke kryesuar deri 2 minuta para fundit. Ndeshja mes Genkut dhe Valencias ka përfunduar në barazim pa gola, ndërsa në grupin H, Viktoria Plzen, ka barazuar 1-1 ndaj Bate Borisov. Një rezultat surprizë në grupin G, ku Apoel Nikozia e Qipros, mundi 2-1 Zenitin e Shën Pjetërburgut.

(d.b/BalkanWeb)
 
Sipër