Messi injoron Mourinhon

G

gezimi

Vizitor
Messi injoron Mourinhon

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka thënë se injoron trajnerin e Real Madridit Jose Mourinho i cili vazhdimisht lason kritika ndaj gjigantit katalan.

“Mundohem të mos i kushtoj rëndësi asaj që thotë Mourinho” tha Messi për mediet spanjolle. Reprezentuesi argjentinas ka siguruar se e ardhmja e tij qëndron në Nou Camp, edhe pse në të kaluarën është përmendur si objektiv i Interit dhe Manchester Cityt.
“Nuk do ta ndërroja Barcelonën me asgjë. Kënaqem duke luajtur për Barcelonën me Xavin dhe Andres Iniestan”, përfundoi Messi
 
Sipër