Meshë në lavd e nder ZOTIT ne 8 vjetorin e kalimit në amshim të Presidentit Historik

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Lek

Anetar Fillestar
4 Nëntor 2011
13
0
1
Meshë në lavd e nder ZOTIT ne 8 vjetorin e kalimit në amshim të Presidentit Historik
Nga:Lekë Mrijaj
kisha ne kline.jpg 2.jpg 6.jpg
Një meshë në lavd e nder ne 8 vjetorit e kalimit në amshim të Presidentit Historik te Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës është mbajtur sot 21.01.2014 ne ora 16.00 ,ne Kishën Katolike Shqiptare “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRÊ” në Klinë.
Ceremonia e meshës është udhëhequr nga Famullitari i Kishës Shqiptare “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRÊ” Don.Lenc Sopi i cili gjatë predikimit elaboroj te kaluaren e lavdishme te presidentit legjendar Dr.Rugovës dhe sfidat të cilën e percollën presidentin historik Dr.Rugovën dhe popullin e tij gjatë atij sundimit totalitar okupues serbian i cili edhe falë tij mjeshtrisht - mençurishtë dhe ndihmës se miqëve nderkombëtar , deshmorve te atdheut sot vëndi ynë jetëson lirinë demokracinë dhe pavarsinë e një shteti modern njiherit në shpresë se shumë shpejtë pra në ndjekje te filozofisë se Dr.Rugovës vëndi ynë – Republika e Kosovës do të integrohët ne strukturat euroatlantike moderne botërore.
Mesha lutjet … kushtuar presidentit historik ishte tamam meshë tipike tradicionale Shqiptare për të ndjerin Dr.Rugovën ,sakrificën heroike,legjendare që e beri Dr.Rugova si pasardhës i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe Rilindasve Kombëtar i percaktuar ne vlerat integruese civilizuese euroatlantike për jetësimin e Lirisë,Demokracisë dhe Pavarsisë së Shtetit te Republikës se Kosovës .
Ne ceromoninë e kesaj meshe morën pjesë edhe besmtarët e famullisë së Kishës “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRÊ” të Klinës ne lutje për lavd e nder kushtuar presidentit historik Dr.Rugovës.
ZOTI E BEKOFTË ARKIKTEKTIN E PAVARSISË SE KOSOVËS
I PERJETSHEM QOFTË KUJTIMI I TIJ – PUSHOFTË NË PAQE – LAVDI !