Mendimi im për gruan

Munella

Anetar Fillestar
Mendimi im për gruan

Gruaja asht ma e fortë se guri, ma dinake se dhelpna dhe ma e shkathtë se djalli.

Gruaja ma s'pari ta merr mbiemnin, mandej ti lindë e ti merr fmijtë dhe ma vonë edhe krejtë shtëpinë.

Burri asht egërsina që brenë hekur dhe gurë, por n'krahnorin e nji grueje asht vetëm nji lepur i butë.

Gruen, kurrë s'e kanë thirrë me nda pleqni, por shpesh herë ka ndreqë ngatrresa e ka pajtue gjaqe.

Gratë dhe kameramanët gjithmonë ndodhën mbrapa ekranit.

Gratë asnji herë, masivisht s'kanë marrë pjesë në luftra, por shpesh herë e kanë fitue betejën e ndoj herë edhe luftën.

Gratë e kanë shtue, rritë, edukue dhe në masë të madhe edhe e kanë shejtnue njerzimin.
 

Miri

Anëtar drejtues
Pra me pak fjale; Thone qe grate nuk kishin autoritete ne situatat Burrerore, por nga ana tjeter komandonin gjithçka :D

E per emancipimin e gruas çmendim keni?
 

Munella

Anetar Fillestar
Kur flasim për Mirditën dhe gjithmonë për mirditën duhet të flasim. Atëherë duhet t'shkruejmë edhe për të drejtat e femnave mirditore. Aç sa kam unë informata, femna n'Mirditë asht mjaft e emancipueme megjithse duhet të punohet ende në at drejtim.
 
Sipër