Mbretëresha Evangjelia

Joni

Moderator
Mbreteresh Evangjelia

Nje here e nje kohe, na ishin dy vellezer, Arturo dhe Matiani..
Arturo, na ishte vellai i madh, dhe Matiani ishte vellai i vogel.
Nje dite prej ditesh, kur te dy vellezrit po shetisnin neper rrugicat e fshatit, Arturo takoi Evangjelien...
Ajo ishte shume e bukur!
Arturo u dashurua marrezisht me bukuroshen Evangjelie, mirepo edhe Evagjelia e pelqeu Arturon se ishte djal i pashem...
Arturo me pas vendosi te shkonte te shtepia e Evagjalies, per te takuar prinderit e saj dhe t'u kerkonte atyre doren e Evagjelies per nuse...
dhe ashtu beri...
Me pas ata u martuan bashk.
Ne shtepin e Artuos dhe Matianit, gjendja ekonomike ishte shume e rende, dhe nuk kishin as buke te hanin...
keshtu nje dite prej ditesh vellai i madh Arturo, vendosi te iki ne kurbet, ne Turqi...
ai u largua duke i premtuar gruas se tij se nje dite do kthehej serish pran saj, dhe ajo te mos e harronte se ai e donte shume.
dhe Evagjelia e donte shume Arturon, dhe u deshperua shume nga largimi i tij per ne kurbet.

Nderkohe, pas pak kohesh, vellai i Arturos, Matiani, ne bindjen e plot te tij se vellait te vet do t'i ndodhte dicka e keqe ne kurbet dhe nuk do kthehej me,,,i kerkon Evagjelies te martohej me te...mirepo Evagjelia nuk pranoi, se e donte shume Arturon dhe i kishte dhen fjalen se do e priste ate deri ne vdekje...
Keshtu Matiani u nevrikos dhe e rrahu shume Evagjelien dhe e groposi te gjall Evagjelien ne nje varr me gure..dhe iku ne shtepi..
Pas pak, aty pran varrit, kalon nje Bej, hipur ne nje kal te bardhe,,ne nje cast ai po degjonte disa renkima sikur vinin nga larg,,,
Zebret nga kali dhe po degjonte me imtesi,,,kur u afrua tek varri me gure, kuptoi se renkimat po vinin prej aty...
E zbuloi varrin dhe aty gjeti Evagjelien e bukur qe e kishte varrosur te gjall i kunati i saj i keq, Matiani.
Beu filloi ta pyes Evagjelin se, cfare i kishte ndodhur…?, ajo i tregon historin atij se, si i kunati i saj i’a kishte bere…
Ajo i’u lut Beut qe ta merrte me vete dhe ta largonte nga aty, se ne shtepin e saj nuk kthehej dot serish..
Dhe Beu e mori me vete Evagjeline e bukur!
Pasi vajten ne shtepin e Beut, Beu i tha Evagjelise se ajo duhej te punonte qe te rrinte aty, dhe e beri sherbetoren e shtepis.
Evagjelia u gezua qe Beu e mbajti ne shtepi dhe i dha edhe pune…
Beu ishte i martuar dhe me nje femij, ai kishte nje djal.
Por ne shtepin e tij ai kishte punesuar edhe nje hamall, i cili merresh me blegtorine dhe bujqesin ne shtepin e Beut.
Beu dhe e gruaja e tij ishin shume te kenaqur qe kishin nje sherbetore si Evangjelia, ajo u bente te gjitha punet e shtepise dhe ishte shume e sjellshme…ata e moren shume per zemer Evangjeline…edhe Evangjelia ishte shume e kenaqur qe punonte ne nje familje te mire.
Nje dite prej ditesh, hamalli shkon per dru ne pyll, kur ai kthehet nga pylli me mushken me dru, i therret Evangjelise per ta ndihmuar ate qe te shkarkonin mushken me dru..dhe Evangeli e ndihmonte..
Ai nisi perdita qe te kerkonte ndihmen e Evangjelise…
Nje dite hamalli i thot Evangjelise se kishte ren ne dasiuri me te dhe i kerkon qe te martohen…
Por Evangjelia nuk pranzi, dhe ajo i thot se ishte e martuar dhe se do priste burrin e saj Arturon te cilin e donte shume dhe se ishte e bindur qe nje dite do bashkohej prap me te.

Hamalli u merzit shume me Evangjeline, dhe vendosi qe te hakmerrej ndaj saj!
Mirepo ai e dinte se te zotet e shtepise, e kishin shume per zemer Evangjeline, dhe nuk po gente dot nje menyre se si te hakmerrej ndaj saj…
Nje nat hamalli, priti deri vone sa fjeten te gjithe, merr nje thike edhe vete ther te birin e Beut, me pas ai shkon e vedos thiken posht jastekut te Evangjelise.
Kur zgjohen ne mengjes Beu me gruan e tij dhe ven ne guzhine per te ngren mengjesin, çuditerisht, si asnje dite tjeter ata vune re se djali i tyre, i cili cdo dite ngihej shpejt ne mengjes, ate mengjes ai nuk po dukej!
Te dy bashke, Beu me gruan e tij shkuan tek dhoma e djalit dhe e gjejn djalin te vdekur.
Hamalli duke qar, i thot Beut dhe gruas se tij se, ai kishte pare Evangjeline me nje thike ne dore, dhe i con ata tek dhoma e Evangjelise, dhe ngre jastekun ku kishte fshehur thiken dhe u’a tregon.
Evangeli u tmerrua kur u zgjua papritmas dhe shikon hamallin me thiken me gjak ne dore.
Hamalli I bertet Evangjelise duke I then!
-te pashe qe e vrave ti djalin e Beut!,-trego te verteten!.-i bertet hamalli.
Por Evangjelia nuk po kuptonte asgje!
Kurse Beu i thot!
-Une te shpetova jeten, te dhash gjithcka, ushqim, pune, streh per te fjetur, dhe ti me vrave djalin!
Evangelia i thot Beut se nuk e kishte bere ajo nje gje te tille, ajo i lutet e pergjerohet Beut qe ta bisonte ate.
Por Beu vendos t’i jap rrogen e saj, dhe nuk e ndeshkon pasi nuk kishte fakte por edhe se e kishin shume per zemer Evangjelin, dhe keshtu denimi i vetem qe i jep Evangjelis, e perze nga shtepia…
Evangelia largohet shtepia duke qar dhe duke i then Beut se nuk ishte ajo qe kishte vrar te birin e tij.
Pasi u largua Evangjelia, ajo mberrin ne nje qytet, ku sheshi i qytetit ishte mbushur plot me njerez.
Ajo pyet aty, perse ishin mbledhur kaq shume njerez?
Njerzit i tregojn se, ishte nje I varfer qe I kishte 50 lek borxh mbretit dhe nuk kishte t’ia kthente, dhe keshtu mbreti kishte vendosur ta varte ate ne litar.
Evangjelia me pas I afrohet nje ushtari dhe I thot atij se, pot e paguante ajo borxhin e njeriut te varfer, a do ta linin te gjall?
Ushtari nderkohe vete i thot mbretit se ishte nje grua qe donte te pagante borxhin ne kembim te jetes se njeriut te varfer qe do e varnin, dhe mbreti bie dakort.
Kur ushtaret e zgidhen nga litari njeriun e varfer, ai i pyeti ata se, kush ishte ai person qe i shpetoi jete?, ata i than se ishte nje grua qe sapo ishte largura nga aty.
Ai me pas rendi me vrap per ta takuar dhe ta falenderonte Evangjeline, ai e kapi Evangjeline pran nje lumi, kur e pa Evangjeline ai mbeti i mahnitur nga bukuria e saj.
Me pas ai e pyeti se, perse i’a shpetoi jeten? Evangjelia i tha se i erdhi keq dhe mqs kishte leket te shpetova.
Por burri nuk e besoi, ai mendoi se Evangjelia kishte ren ne dasiuri me te, dhe i kerkon asaj qe te martoheshin. Evangjelia nuk pranoi se ishte e martuar me Arturon dhe se e donte shume burrin e saj, ajo i hipi nje barke qe gjendej aty ne lum dhe u largua, ndersa burri u kthye ne shtepi.
Me pas Evangjelia mberriti ne disa ara me lule. Kur ajo kishte qen e vogel, nena e saj i kishte mesuar se si te pergatiste ilace me lulet, ajo i kerkoi pronarit te asaj toke qe te ndertonte nje barak dhe te qendronte aty dhe te bente ilace per njerzit e semur dhe t’i sheronte ata, pronai i tokes e lejoj me kenaqesi te madhe…Evangjelia vec asaj qe ishte shume e bukur, ishte edhe shume njeri i mire ne shpirt…
Tek baraka qe ndertoi Evangjelia, filluan te vinin shume njerez te semur qe t’i sheronte Evangjelia me placet e saja…
Zerat se nje grua e mire sheronte njerzit me ilac lulesh, mberriten deri ne veshin e mbretit te asaj zone…
Dhe mbreti i cili quante nga nje semundje e pa sherueshme, kerkoj qe t’ia sillnin Evangjeline dhe ta sheronte ate nese ajo mundej.
Ai i tregoi Evangjelis se cfare semundje e mundonte mbretin dhe Evangjelia mblodhi disa lule, beri ilacin qe duhej dhe e sheroi mbretin..
Ne kete kohe, kthehet ne shtepi Arturo qe kishte qen ne kurbet ne Turqi. Ai gjen vetem te vellan Matianin ne shtepi, dhe e pyet ate se ku ishte Evangjelia, gruaja e tij?, Matiani e genjen te vellain dhe i thot se Evangjelia kishte vdekur nga deshperimi qe Arturo ishte largura.
Dhe nga te qaret e shumte, i thot te vellait, une ngela qorr, ndersa Mariani ishte qerruar nga mekati qe kishte bere.
Ndersa hamalli i Beut kishte ngelur shurdh, dhe njeriu qe Evangelia i shpetoi jeten, kishte ngelur memec.
Lajmi qe nje grua sheronte njerzit e semur ishte perhapur gjithandej…
Te tre te semuret, i vellai i Arturos, hamalli dhe burri memec, ven tek Evangjelia qe te sherohen, mirepo nuk e dinin se ishte Evangjelia.
Kur ven atje, Evangjelia habitet kur shikon Arturon, te shoqin, dhe nxjerr nje grua qe e kishte punesuar aty si ndihmese, qe t’I pyesi se perse kishin ardhur!?
Gruaja i pyet dhe nderkohe qe te tre genjejn se perse kishin vajtur.
Si fillim futet i pari njeriu qe Evangjelia pagoi borxhin per te dhe i shpetoi jeten atij…
Evangjelia e pyeti se cfare kishte ndodhur qe kishte ngelur memec? Dhe ai i tregon te verteten Evangjelies, dhe ajo e sheron burrin memec dhe i thot se ajo ishte Evangjelia,,,burri i penduar i kerkon falje Evangjelies, dhe iken per ne shtepi…
Me pas futet Beu me hamallin qe e kishte sjell per ta sheruar,
Evangjelia e pyet hamallin se cfare kishte ndodhur qe ai kish ngelur shurdh, ndersa hamalli e genjen Evangjelien…ajo e lyen me ilacin e luleve hamallin dhe ai nuk po sherohej…hamalli po shqeteohej qe pse nuk po sherohej,,,Evangjelia me pas I thot Beut qe te dilte jasht, dhe I kerkon hamallit qe te tregonte te verteten se ndryshe ilaci nuk do kryente efekt ne rast se ai genjente.
Ateher hamalli I tregon te verteten Evangjelies, se si kishte ndodhur dhe u sherua, pastaj Evangjelia I thot se ishte ajo gruaja e cila ai akuzoi per vrasjen e te birit te Beut. Hamalli I deshperuar I kerkoi falje Evangjelies dhe u largua…
Me ne fund erdhi dhe radha e Matianit qe te futej per t’u sheruar,
Evangjelia e pyeti Matianin se cfare kishte ndodhur qe ai kishte ngelur i verber?
Por Mariani veproi si hamalli, ai e genjeu Evangjelien, nuk i tregoj asaj te verteten..
Ajo veproi njesoi si me hamallin edhe me Matianin dhe i thot se po nuk tregoi te verteten ilaci nuk do e sheronte ate…me pas Matiani i tregon asaj te verteten, kur ai sherohet shikon Evangjelien dhe e njohu me nje here, ai rend perjashta dhe i thot te vellait Arturos se, gruaja qe sheronte ishte Evangjelia. Arturo u fut brenda ta takonte ate, dhe i kerkoj asaj qe te ktheheshin ne shtepi dhe te jetonin bashke, mirepo Evangjelia nuk pranoi, dhe Arturo iken i deshperuar bashke me te vellain per ne shtepi.
Nje dite mbreti i asaj zone vdes, dhe si trashegimtare le Evangjeline, gruan e bukur dhe zemermire.
Evangjelia u be mbreteresh.
Arturo nuk e dinte qe Evangjelia u be mbreteresh, dhe ai vendosi te shkoi te mbreti dhe t’i kerkonte atij ndihme per te bindur Evangjelien qe te bashkohej serish me te.
Kur Arturo vete ne mbreteri, atje shikon ne fron Evangjelien, ai u habit kur pa gruan e tij mbreteresh, me nje here Arturo mendoi se ajo ishte martuar me mbretin, pasi Arturo nuk e kishte marr vesh se mbreti kishte vdekur dhe se kishte len trashegimtare Evangjelien.
Arturo filloj ta peste Evangjelien se, pse u martua me mbretin dhe e la Arturon qe ai e donte shume?
Mirepo Evangjelia i tha se do te sjell ketu perpara teje njezet vajzat me te bukura te mbreterise dhe zgjith cilen nga keto te duash per grua.
Arturo nuk pranoi se donte shume Evangjelien dhe i kerkonte asaj qe te shkonte ne shtepi me te.
Ateher Evangjelia kur pa se Arturo e donte shume dhe se nuk zgjodhi asnje grua tjeter, ajo i shpjegoi atij se, mreti kishte vdekur dhe kishte len ate per trashegimtare…
Ateher ata u pajtuan dhe u martuan serish njeri me tjetrin, Arturo u be mbret dhe Evangjelia mbreteresh, dhe jetuan te lumtur…
 
Sipër