Maradona: Mourinho është më i miri

G

gezimi

Vizitor
Maradona: Mourinho është më i miri

Trajneri i Al Wasl, Diego Maradona, e ka lavdëruar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, duke e etiketuar atë si strategun më të mirë të futbollit.

Legjenda argjentinase është një admirues i punës së menaxherit portugez, për të cilin ka thënë se do ta drejtojë Realin drejt trofeve.
“Pas secilës ndeshje që luhet nga Real Madridi, mund të arrihet në përfundim dhe të kuptohet se Mourinho është më i miri, jo me shumë dallim, por ai është më i miri”, ka thënë 50-vjeçari në një konferencë për gazetarë në Dubai.
 
Sipër