Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë për U-23

A

Antoni

Vizitor
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë për U-23


Majlinda Kelmendi do të kthehet nga Çekia me medalje të artë, pasi xhudistja nga Peja ka arritur të fitojë kampionatin evropian të xhudos të mbajtur në kryeqytetin çek, Pragë.

Përkundër konkurrencës, Majlinda ishte e pakapshme nga rivalet e saj dhe herë herë edhe e papërmbajtshme, duke treguar formë të lartë në këtë kampionat, duke na nderuar me medalje.

Kelmendi mposhti kundërshtaren e saj Barabara Maros nga Hungaria pas vetëm 51 sekonda, duke e mbaruar me katër fitore në mënyrë të jashtëzakonshme turneun.

Medaljen e bronztë e fitoi një kosovare tjetër, është talentja e re Distria Krasniqi, e cila e fitoi medaljen pa luftuar fare pasi në duelin për medaljen e bronztë u tërhoq nga gara Alexandra Florian.

Fakt trishtues është që në podiumin fitues kur u stolis me medalje, Majlinda dhe Distria u nderuan vetëm me himnin e Komitetit Oilmpik Ndërkombëtar, për shkak se Kosova ende nuk është pjesë e kësaj organizate.

Përgatitjet ekipi kosovar i përbërë nga disa xhudistë, përfshirë dhe Majlindën, i zhvilloi në Rogla të Sllovenisë, nga ku trajnerët kishin paralajmëruar medalje.

(a.k/telegrafi/BalkanWeb)
 
Sipër