Logo Mirdita

V

Veptima

Vizitor
Logo Mirdita

Ka kohë që po prisja frymëzimin e duhur për logon mirdita.com
Kam hedhur edhe ca ide të tjera në faqe por asnjë nuk më ka bindur plotësisht. Sepse doja që të prezantonte sa më mirë fjalën mirdita dhe ta lidhte edhe me traditën e saj.
Derisa një ditë më erdhi një ide në mendje, menjëherë e bëra si skicë në një copë letër për të mos e harruar dhe kur pata ca kohë të lirë u vendosa që ta vizatoj me programin grafik në formatin vektorial.

Për ca përmirësime më ka ndihmuar edhe Fatjon Marku

Emri:
Mirdita.com

Përshkrimi:
Logo tekstual + ikonik i shkrirë së bashku në një grafikë të vetme. Pra logo e lexueshme por edhe me një grafikë domethënëse si psh:
Shqiponja shenjë e traditës mirditore dhe shqiptare e cila ka shikimin në krahun e majtë, ashtu si stema zyrtare e mirditës, ku shkrihet me germën 'd', krahët e saj përqafojnë dhe mbrojnë në gjithë gjatësinë e saj fjalën mirdita.
E vetmja pikë ku me ka lodhur pak ka qenë vendosja e shtojcës '.com' ku për fat të mirë arrita që ta vendos poshtë shkronjës 'r' e 'd' duke e bashkuar edhe në trupin e vetë shqiponjës.
mirdita.png
Pres përgjigjet nga ana juaj.
 
Sipër