Lexojeni uebfaqen në një eReader

A

Antoni

Vizitor
Lexojeni uebfaqen në një eReader

Nëse ndoshta e keni gjetur një artikull interesant që është i gjatë dhe nuk keni kohë që ta lexoni të tërin. Kështu ju mbase do të filloni ta vendosni si bookmark atë faqe që ta lexoni ndonjë herë tjetër. Por do të ishte më interesant që ta vendosni këtë artikull në lexuesin tuaj elektronik ereader dhe ta lexoni atë nga atje. Kjo mund të bëhet nëpërmjet veglës së quajtur Grab My Books.
Kjo vegël është një shtojcë për shfletuesin Firefox që ju mundëson kthimin e përmbajtjes së një uebfaqeje në një format ePub; skedarët e këtij formati mund të barten në një lexues të librave elektronikë dhe të hapen lehtësisht. Opsioni për ta bartur përmbajtjen në ePub mund të vërehet duke klikuar me të djathtën e miut në një uebfaqe. Ju madje mund ta gjeni automatikisht tekstin e një uebfaqeje ose ta bartni një pjesë të tekstit.

Teksti juaj është i kopjuar në një eBook të hapur në një tab të shfletuesit. Nga këtu ju mund të ndryshoni librin dhe ta ruani atë si format ePub.

Merreni këtë shtojcë http://www.grabmybooks.com /pcworldalbanian
 
Sipër