Lakna

Munella

Anetar Fillestar
Lakna

Si e njomë ashtu edhe e regjun, jo vetëm se asht shumë e dobishme si ushqim, por shërben edhe si ilaç kunder nji mori smundjesh.

Atyne që u dhambin nyjet e gjunjëve ose kanë noj t'kallun apo ndrydhje të muskujve mund t'marrin fletën e laknes (njomë), me e shtypë (ndrydhë) me noj shishe dhe me e mbëshjellë me te vendin e smuem.

Lakna e regjun i shkatrron, i ndanë dhe i qet jashtë prej trupit t'gjitha langjet e kqia si dhe e pastron dhe forcon gjakun. Rrregullon dhe përmirson pagjaksinë. Anemikët duhet t'hanë sallatë laknash t'regjuna t'përzieme me kepë t'kuqe (vjollce) dhe me voj (mundsisht voj ullini). Kjo sallatë asht e mirë edhe për disponim të mirë, kunder çrregullimeve në stomak, kapsllakut kronik, reumës dhe smundjeve tjera.

Aç sa asht e mirë lakna e regjun si sallatë shumë e mirë dhe shumë e shëndetshëshme asht edhe e zime. Regjijen e bajmë në kët mnyrë:

N'mes rendit laknave, (t'grime) me çitë, fletë rrushi, rrush, rriska ftoni, rriska t'mollave, misër dhe t'gjitha ato bimë aromatike që NANAT tona i çesin për t'regjuna.
Në kët mnyrë kemi fitue nji ushqim shumë të shishëm e shumë të dobishëm për organizmin dhe shëndetin tonë.

Shumë i dobishëm asht edhe langu rasoj. Për me fitue langun rasoj asht e njejta procedurë sikur te laknat e grime, por këtu i çesim laknat kokërr. Përveq atyne gjanave që i përmendëm ma nalt, për mej dhanë shije dhe ngjyrë langut, dikush çet n'kacë edhe kokrra t'laknave t'kuqe (vjollcë), por edhe rriska t'rrepave t'kuq.

Neve kur i çitnim laknat n'kacë, krypë i çitnim, rend lakna, rend krypë, por masa asht:

100 kg. lakna 3 kg. krypë.

Në qoftë se kemi dhimbje apo t'kallunit e veshve, lirisht mund t'derdhim pika t'langut rasoj n'vesh dhe rrezultati do t'jetë i shkëlqyeshëm.

Kur kam qenë fmijë, gjatë gjithë dimnit pothuajse çdo natë hajshim lakna t'regjuna. Rrallë ose asnji herë si sallatë, por vetëm t'zime me mish t'erun t'thiut. Thojshin se, kjo familje e ajo familje i zijnë laknat shumë mirë, por x ajo familje i zijshin laknat ma t'mirat n'katund. Pse? Sepse lakna e regjun do yndyrë shumë dhe ajo x familje kishte shumë antarë prandaj kishte edhe shumë copa mishi n'tenxhere, por nuk asht aty sekreti.

Për me pas lakna t'zime me shije, duhet mej zi, jo me mish t'erun, por t'freskët. Kryesisht mishi thiut dhe ajo shtresa n'mes lëkurës dhe brijve, por edhe e pjesve tjera.

Marrim mishin e presim në copa bukur t'mdhaja. N'texhere që do t'zihen laknat, shkrijmë pak yndyrë t'thiut, kepë e karrota t'grime dhe spec t'kuq (pluhun) i skuqim në zjarr mandej çesim mishin dhe e fërgojmë mirë e mirë. I derdhim edhe nji pjesë t'laknave dhe prap fillojmë tuj përzie gjatë fërgimit mandej çesim edhe pjesën tjetër t'mbetun të laknave dy-tri fletë dafine dhe i zijmë. Në qoftë se laknat janë shumë t'tharta, n'tenxhere çesim edhe lakna t'freskta. Provojeni dhe do t'mbeteni t'knaqun.

Tash kur takohemi e bisedojmë me njani tjetrin themi: Prindët tonë kanë qenë shumë primitivë sepse: Si asht e mundun që laknat e regjuna i hajshim për çdo darkë.
S'asht aspak e vërtetë, PRINDËT TONË kanë qenë jashtzakonisht t'menqun dhe kanë jetue me rregullat e natyrës.

Laknat e regjuna janë nji ushqim shumë i randë. Në qoftë se organizmit tonë i duhen tri orë për përpunimin e groshës, për lakna t'regjuna i duhet plot gjashtë orë. Prandaj prindët tonë edhe kanë hangër lakna t'regjuna për darkë që gjatë natës, organizmi t'mundet mej përpunue dhe ata që kanë hangër sa ma shumë lakna t'regjuna e kanë pi lang rasoji gjatë gjithë dimnit. Gjatë gjithë verës kanë qenë t'fortë, t'fuqishëm e plot shëndet.
 

Munella

Anetar Fillestar
M'FALNI SE KAM HARRUE SKJARIMIN

"Atyne që u dhambin nyjet e gjunjëve ose kanë noj t'kallun apo ndrydhje të muskujve mund t'marrin fletën e laknes (njomë), me e shtypë (ndrydhë) me noj shishe dhe me e mbëshjellë me te vendin e smuem."

T'shkojmë prej fillimit. Marrim fletën e laknes njomë. Ma s'parit me teh t'briskut ia heqim at pjesën e fortë mandej e ndrydhim me noj shishe ose edhe mundemi me e futë n'uji valë dhe kur e nxjerrim. Derdhim mbi te nji lugë mjalt. Kjo asht për shërimin e bronhitisit e vendosim fletën e laknes mbi gjoks
e mbulojmë me najllon mbi najllon vendosim harërn dhe e mbështjellim vendin e smuem. Ky veprim bahet gjat natës dhe çdo natë, n'mëgjes, n'fletë nuk do t'ketë as gjurmë të mjaltit. Trupi e ka pi krejtsisht.
Mbas disa ditësh, kur fillojmë t'shëndoshmi, n'mëngjes, n'fletën e laknes fillojnë të dukën gjurmët e mjaltit. Do t'thotë se kurimi nuk na duhet ma. Jemi shërue.
N'të njejtën mnyrë veprojmë edhe kur na soset yndyra në nyjet e gjujve, krihve e vendeve tjera. N'at rast n'vend t'mjaltit, n'fletën e laknes qesim yndyrë t'thiut.

Kujdes: yndyra s'duhet t'ketë asnji grimë krypë. Kjo asht nji recetë e provueme dhe shumë e suksesshme.









 
Sipër