Lajmet e fundit

Joni

Moderator
Lajmet e fundit

Dorëhiqet kreu i PS-së në Kavajë, Xhavit Haliti
I gjendur nën presionin e vazhdueshëm të deputetit të zonës, Dashamir Peza dhe mbështesve të tij në PS-në e rrethit të Kavajes, kreu i degës lokale të kësaj partie ka dhënë dorëheqjen në një mbledhje të tensionuar dhe me plot akuza, që u mbajt pasditen e kësaj të hëne.

Xhavit Haliti, i ardhur në këtë post dy vjet më parë është detyruar të japë dorëheqjen, i nxitur edhe nga një mocion mosbesimi i përgatitur nga kundërshtarët e tij në degën socialiste të rrethit për punë të dobët të tij në krye të PS-së.

Por dorëheqja e tij në mbledhjen e organizuar në ambientet e pallatit të kulturës në qytetin e Kavajës është pasuar me akuza dhe të shara në drejtim të deputetit të zonës Dashamir Peza. Anëtarë të thjeshtë të PS-së e kanë akuzuar Pezën se ka ushtuar presion ndaj Halitit, me qëllim që ky i fundit të kërkonte vetë shkarkimin nga posti.

Debatet kanë nisur brenda sallës, ndërsa mediat nuk janë lejuar të jenë të pranishme gjatë incidenteve dhe kërcënimeve të ashpra që kanë vijuar më pas edhe jashtë ambjenteve të pallatit të kulturës.

Deputeti Dashamir Peza i ka komentuar si emocionale normale debatet e krijuara mes anëtarëve të PS dhe të sharat në drejtim të tij, por në fakt pamjet tregojnë të kundërtën. Anëtarë të Partisë Socialiste kanë kritikuar ashpër mënyrën e organizimit të procesit të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të partisë socialiste të rrethit Kavajë, duke akuzuar drejtpërdrejt deputetin e zonës Dashamir Peza si dhe strukturat drejtuese të PS-së.

Por, krahas situatës së tensionuar mes palëve, Peza ka deklaruar se procesi ka vijuar normalisht dhe se Haliti në fund të fjalës së tij dha dorëheqjen me dëshirë.

Pak jave me parë, Erion Veliaj, një tjetër i dërguar i Ramës që merret me Rininë, shkarkoi në mëenyre arbitrare kreun e Forumit eurosocialist të Kavajës, Elton Derjaj.


Lajme të ngjajshme:

Kreshnik Spahiu: “Nuk do bëjmë aleancë as me PS-në e as me PD-në”
 
Sipër