Lajçak: Marrëveshja Serbi-Kosovë e realizueshme

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
A

Antoni

Vizitor
Lajçak: Marrëveshja Serbi-Kosovë e realizueshme

“Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është e realizueshme dhe është e vetmja rrugë e mundshme drejt rregullimit të situatës në rajon, si dhe përparimin e Serbisë dhe Kosovës drejt BE-së”,-kështu ka deklaruar këshilltari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak.

Lajçak ka theksuar se serbëve në Kosovë u duhet dhënë një mbrojtje e caktuar institucionale, në kuadër të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse.

Lidhur me mosmarrëveshjet rreth veriut dhe bashkësisë së komunave serbe, Lajçak shprehet i sigurt se ekziston diçka ndërmjet kësaj. “Pra duhet të ekzistojë një mbrojtje institucionale, por ajo nuk mund të jetë e keqpërdorur për bllokadë”-tha ai.

I pyetur nëse beson në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, Lajçak është shprehur: “Besoj në normalizimin e marrëdhënieve, sepse forcat kryesore politike e kuptojnë se ajo është e nevojshme. E kuptojnë se normalizimi është diçka që do të thotë fitore, edhe për njërën edhe për tjetrën palë”,-tha Lajçak.

Sa i përket pozicionit të vendit të tij, Lajçak tha se Sllovakia nuk e njeh Kosovën, mirëpo ajo njeh perspektivën evropiane për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai konsideron se është në interes të të gjithëve që tërë rajoni të ecë drejt vlerave të njëjta, dhe që sundimi i ligjit të respektohet gjithkund në masë të njëjtë.

“Pandaj ne, dhe jo vetëm ne, por të gjitha shtetet anëtare të BE-së kanë mbështetur konkluzionet e Këshillit të Evropës nga dhjetori i kaluar, sepse janë perspektivë evropiane edhe për Kosovën”,- ka përfunduarLajçak.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./