Kunder anemisë
Mbas noj gjakderdhje t'rastsishme, mbas noj dhanje gjaku për noj t'dashtun, mbas noj operacioni apo edhe jeni anemik. Që ta merrni vehtën, ta ngritni imunitetin dhe ta forconi organizmin. Shumë do t'ju ndihmojë langu i tri dhuratave që vet i Lumi Zot prej qille naj dhuron përmes nanës natyrë: Mollës që asht mbretnesha e t'gjitha pemve dhe rrepave t'kuq e karrotave që janë mbretnesha t'gjitha perimeve. Çe receta:
3 kg. molla t'tharta
3 kg. rrepa t'kuq
3 kg. karrota.
Mollat i lajmë i prejmë në rriska tuj ua hjekë farat. Karrotat dhe rrepat e kuq i lajmë, i çërojmë, ma mirë me thanë, i grryejmë me noj thikë sa ma hollë që t'mos hudhim shumë prej ktyne perimeve t'mrekullueshme, i prejmë në rriska dhe i fusim në makinën e shtrydhjes. Kujdes, makina e shtrydhjes duhet t'jetë 1200 wat, kjo forcë duhet për me e shtrydhë karrotën dhe rrepën e kuqe. Langun e përfituem e kullojmë, e fusim nëpër shishe dhe e ruajmë në frigorifer apo ma mirë me thanë. E pijmë mbrenda dy-tri ditësh sepse mbas tri-katër ditësh langu fillon me u trashë.
Për ata që s'kan makinë për shtryedhje, langun mund ta përfitojnë edhe në kët mnyrë:
3 kg. molla t'tharta
3 kg. rrepa t'kuq
3 kg. karrota
3 kg. sheqer
Mollat, rrepat dhe karrotat i grryejmë. Ashtu si e grryejmë kungullin për pite. Masën e fitueme e shtrijmë me noj tepsi dhe mbi to i hjedhim tre kg. sheqer. I lajmë ashtu 24 orë dhe mandej i shtrydhim me dorë dhe at lang e pijmë. Të mbetunat prej karrotave, mollave, dhe rrepave t'kuq nuk i hudhim, por i përdorim për punimin e noj ambëlsine të tipit „tartpom“