Kundër kapsllëkut

Munella

Anetar Fillestar
Kundër kapsllëkut

Me kso lloj ushqimi që ne e konsumojmë çdo ditë. Mund t'jetë i rralli njeri i ktij planeti që nji herë n'jetën e vet s'ka pas probleme me tretjen e ushqimit. Por ka shumë njerzë që janë ba edhe kaps.

Tuj shfletue faqe t'ndryshme t'internetit kam gjetë se mosdalja jasht disa ditë me radhë mund t'na shkaktojë edhe kancerin n'zorrën e trashë. Pra nuk duhet bash me e anashkalue kët punë.

T'dalim menjiherë tek problemi.

S'keni dalë jashtë dy-tri ditë. Shkoni tek mjeku familjar dhe ai u jep preparate t'ndryshme që mund ti gjeni n'barnatore. Shkoni n'shpi, i merrni ato dhe suksesi asht i plotë. Kjo arrihet kur kapsllëku ka ndodhë për shkak të noj çrregullimi t'vogël me ushqim. Por në qoftë se rasti ju përseritet atëherë filloni me kërkue këshilla tjera alternative.

Hyn n'internet dhe gjenë materjale sa t'duesh si:

Mbani dietë, hani krunde, fara t'luleve t'dillit, fara t'linit, pini uji shpesh, pini çaj shpesh, pini kos, hani kumbulla t'thata, fiq t'thatë, speca t'djegs, pini sodë buke e gjana tjera që mund ti ndëgjoni prej pleqve dhe prej internetit, por shumë pak dhe aspak s'kanë me pas sukses t'gjitha ato kshilla.

Mendimi, kshilla ime asht:

Në qoftë se doni shpejt dhe përkohësisht me pas jashqitje atëherë merrni (bleni) krypë t'idhtë. Ajo gjindet n'çdo barnatore dhe asht shumë lirë, reagon shpejt dhe s'le kurrfar pasoja, por ate nuk kshillohet ta përdorni shpesh. Mandej edhe nuk e rregullon, shëron, largon në mnyrë natyrore problemin.

Mnyra ma e mirë për nji shërim t'sukses-shëm dhe krejtsisht natyror asht kjo:

Merrni 5-6 lloje çaji
Nji xhezve 6 dcl.

Përmes tre gishtave qesim prej sejcilit çaj n'xhezve e mbushim me uji dhe e vemë n'zjarm derisa t'merr valë. Si t'merr valë, e hjekim xhezvën prej zjarmit dhe e mbulojmë me noj enë. Ashtu t'mulueme e lamë 15 minuta. Gjate ksaj kohe marrim gotën 3 dcl. shtrydhim n'te nji gjysë limoni, gjysën tjetër e lamë për gotën e radhës. Çajin mundeni edhe ta ambësoni simbas dëshirës.

Në anën tjetër, marrim nji tjetër gotë, n'te fusim nji lugë t'çajit t'mbushun mirë me sodë buke. Soda duhet ble në shitoret bio sepse duhet t'jetë e pastrueme prej aluminit. Mbi sodë derdhim pak uji dhe fillojmë me e përzie për disa minuta. Mandej marrim nji limon, e shtrydhim dhe langun e tij e derdhim n'gotë. Përseri fillojmë mej përzie për disa minuta. Mandej shtojmë edhe pak uji dhe tash e përziejmë mirë e mirë derisa t'shkrihet krejtsisht soda e bukës.

Çajin se e kemi lanë me u ftofë e derdhim n'gotën e çajit dhe mbasi ti pijmë disa horpa çaj marrim gotën e sodës bukës dhe e pijmë krejt langun e ndodhun n'te mandej fillojmë me e pi gotën e çajit dhe kur e sosim at gotë, marrim e pijmë edhe gotën tjetër dhe rrezultati ka me qenë i shkëlqyeshëm.

Soda e bukës e përzieme me limon, jo vetëm do t'na çlirojë prej kapsllëkut, por edhe do ta pastrojë e do ta mbrojë orrganizmin tonë prej radikalëve.

Kët lloj recete s'besoj që do ta gjeni në internet.

Kujdes: langun e limonit nuk duhet me e hjedhë drejtë e n'sodën e bukës sepse e gjithë masa shkumbon dhe krejtsisht derdhet përjashta.
 
Sipër