Krishtërimi - kuvendi françeskan i Rubikut

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Krishterimi - Kuvendi françeskan i Rubikut

franceskane.jpg

Rubiku ka qenë njëri ndër 4 kuvendet benediktine. Të dhënën e parë e kemi nga Milan Shuflai, i cili thotë se afër katundit të sotëm Rubik ishte në vitin 1582 Abacia e vjetër e San Salvator Arbanesis, Abati i së cilës përmendet dhe në vitin 1166, kur merr pjesë në shugurimin e kishës së Shën Trifonit në Kotor.

Në vitin 1219 krijohet Urdhëri Françeskan dhe në këtë kohë, Benediktinët ua dorëzuan kishën këtyre. Në shekullin XVII Françeskanët e Rubikut vepronin në një territor shumë të gjerë, kishin në kujdestari popujt e Fandit, Kthellës, Selitës, Lurës dhe Qidhnës. Në vitin 1898 ky kuvend forcohet akoma më shumë, me funksionet e njërës nga shkollat e përmendura të kohës.


Kuvendi i Rubikut ka bërë një jetë të pandërprerë për më shumë se 900 vjet ,i cili është një ndër monumentet kishtare dhe artistike të rralla në Shqipëri. Ky kuvend është i lidhur dhe me emrat e Shtjefën Gjeçovit, Gjergj Fishtës, Pal Dodës, Prend Doçit, Gjon Bisakut, Bernardin Palajt, Leon Kabashit etj.