Krishtërimi - kuvendet Benediktine

Miri

Anëtar drejtues
Krishterimi - Kuvendet Benediktine

benedektini.jpg

Gjatë mesjetës u krijuan urdhra të ndryshëm fetarë. Kështu u krijua edhe urdhëri benediktin, në dedikim të Shën Benediktit. Benediktinët jetonin në kuvende së bashku me abatin e tyre. Aty bënin jetën liturgjike, punonin dhe krijonin. Benediktinët i kanë vënë vulën qytetrimit të mesjetës dhe kanë hedhur themelet e kulturës moderne.

Në Mirditë u vendosën në Malin e Shenjtë, në Shënpal, Ndërfanë, Rubik, duke themeluar kuvendet e tyre, të cilat janë dëshmi e lashtësisë, kulturës dhe vazhdimësisë së krishterë. Mali i Shenjtit është vendi ku në një territor të vogël qenë shumë monumente të kultit: Abacia e Shënllezhdrit, Kisha e Shën Gjergjit, Kisha e Shën Gjinit, Kisha e Shëlbuemit, Kisha e Petkut, etj.


Kuvendi Benediktin dhe Abacia e Shënllezhdrit janë vijuese të njëra - tjetrës. “Nuk ka dokumente të vjetra historike, por ekzistojnë rrënojat e një kuvendi të madh në malin e Shenjtit, në një farë largësie nga rezidenca e Abatit, ku thuhet se banonin murgjit benediktinë”, i shkruante Romës Prend Doçi në vitin 1886.

Prania e Kuvendit Benediktin në Malin e Shenjtit gjendet dhe në vitin 1313. Nga një e dhënë tjetër, Abacia në këtë mal është dhe në vitin 1426, me Abatin të emëruar nga Selia e Shenjtë. Ky fakt paraqet interes, pasi Abacia gjithnjë e kishte varësinë në Vatikan.
 
Sipër