Krishtërimi - kisha katolike e Mirditës

Miri

Anëtar drejtues
Krishterimi - Kisha katolike e Mirdites

krishterimi.jpg

Krishtërimi shqiptar është me rrënjë latine. Shën Pali dhe Shën Pjetri janë të lidhur drejtpërdrejt me Ilirinë në përhapjen e krishtërimit; i pari përmes predikimit në këto treva, i dyti përmend Ilirikumin si një trevë të rëndësishme për kohën. Në kohën e Skëndërbeut katolicizmi merr hov dhe forcon lidhjet me Vatikanin. Në shekullin XV e më pas pushteti osman përhapi gjërësisht fenë islame në tokat e pushtuara.

Mirdita si dhe disa treva të tjera nuk u islamizuan, falë qëndresës dhe kryengritjeve të jashtëzakonshme, në udhëheqje të të cilave jo rrallë ishin drejtuesit fetarë, por kisha katolike e saj pësoi deme të mëdha.

Në vitet '30 të shekullit XIX Abacia Nullius e Mirditës numëronte rreth 15836 katolikë, 16 famulli dhe 13 meshtarë. Ndër monumentet më të rëndësishme të krishtërimit në Mirditë janë 4 abaci të vjetra: Abacia e Shën Llezhdrit në Orosh, e Shën Palit në Blinisht, e Shën Mërisë në Ndërfanë, e Shëlbuemit në Rubik.
 
Sipër