Krishtërimi - abacia e shën Mërisë në Ndërfanë

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Krishterimi - Abacia e shen Merise ne Nderfane

abacia-e-oroshit.jpg

Në vitin 1888 do të ristrukturohej juridiksioni i Abacisë së Oroshit. Prend Doçi ishte i vendosur në rimëkëmbjen e saj. Kur erdhi Doçi e gjeti Abacinë me dy famulli: Orosh dhe Spaç. Brenda 2 vjetëve e zgjeroi duke i shtuar edhe 5 famulli të tjera: Ndërfanën, Kalivaren, Qafën e Malit, Blinishtin dhe Fanin.

Dy vjet më vonë u bashkëngjitën dhe tre famulli: Vigu, Mnela dhe Gomsiqja. Në vitin 1894 merr dhe famullitë e Kaçinarit, Shëngjergjit, Ungrejt, Kashnjetit, Korthpulës, duke u bërë me 16 të tilla, duke përfshirë pjesën më të madhe të Mirditës etnologjike, teksa famullitë e Kthellës dhe të zonës së Rubikut ishin në juridiksin kishtar të Durrësit dhe Lezhës.


Gjatë 29 vjetëve në detyrën e lartë të Abatit, Prend Doçi lartësoi vlerat e Mirditës, krijoi institucione kulti të formatit europian. Ndërtimi dhe rikonstruksioni i objekteve do të ishte puna kryesore e Doçit dhe meshtarëve të tjerë në Mirditë. Me nismën e tij u projektua dhe u ndërtua Abacia me gjithë Kumbanore. U dogj aksidentalisht në vitin 1896, duke humbur shumë vlera antike, kulturore, religjioze etj.
Pas vdekjes së Doçit (1917) Abacia u administrua prej Priftit të Kashnjetit, Gjinali. Në vitin 1922 Zef Gjinali shugurohet nga Papa Ipeshkëv, Abat i Mirditës duke qenë i pari Ipeshkëv i emëruar i dioqezës së Mirditës. Në vitin 1929 shugurohet Ipeshkëv Abat Frano Gjini, deri në vitin 1945. Që nga ky vit nuk do të kishte më Abat, por administrator, deri në vitin 1967 kur mbyll dyert dhe pëson rrënimin e fundit dhe mbylljen e lavdisë shumëshekullore.
Pas rindërtimit në vitin 2000 funksionon si një kishë e thjeshtë. FOTO 6,7,8 Nga të dhënat e pasqyruara në librin studimor “Toka e Katedraleve” të Ndue Dedajt dalin dhe drejtuesit e Abacisë në shekuj, ku jepet për herë të parë emri i Tomas Coscievichit (1600). Në vitin 1636 emërohet Shtjefën Gaspri.
Më pas do të jenë: Dom Gjon Filipi, Gjon Pal Rena (1657), Gjergj Stampanone (1669), Ndue Vladanji (1729), Mark Shuba (1735), Ndue Muriqi (1750), Bianki, Mëhill Kryezezi (1778), Pal Duoda (1786), Ndre Gazulli (179), Mark Negri (1813), Pjetër Zarishi (1845), Gaspër Krasniqi (1861), Prend Doçi (1888), Zef Gjinali (1922), Frano Gjini (1930).