Krimi e korrupsioni mbajnë Kosovën larg liberalizimit të vizave

Miri

Anëtar drejtues
Krimi e korrupsioni mbajnë Kosovën larg liberalizimit të vizave
PRISHTINE - Mungesa e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit paraqiten si pengesat kryesore për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Në raportin e fundit, Komisioni Evropian i kërkon Kosovës që të bëjë hapa konkret në luftimin e dukurive negative në mënyrë që të ecë drejt liberalizimit.

Po ashtu, aty përmendet si pengesë në këtë proces edhe migrimi ilegal, reformat në drejtësi dhe çështje tjera që ndërlidhen edhe me legjislacionin.

Një delegacion i Komisionit Evropian, po qëndron në Prishtinë dhe i ka dorëzuar qeverisë raportin rreth vlerësimit të punës së institucioneve në përmbushjen kritereve për liberalizim të vizave.

Raporti njeh disa përparime por njëherësh evidenton edhe shumë ngecje të cilat e mbajnë ende Kosovën larg liberalizimit të vizave.

Me gjithë punën dhe ngecjet në këtë proces, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është zotuar në takimin me delegacionin evropian se qeveria e tij dhe institucionet tjera përgjegjëse do të bëjnë çmos që t’i plotësojnë kriteret në mënyrë që edhe kosovarët të lëvizin lirshëm dhe pa viza brenda zonës Shengen.

“Është fat që në Kosovë i gjithë spektri politik e etnik është unik sa i përket të ardhmes sonë euroatlantike, të ardhmes sonë evropiane. Unë ju siguroj që të gjitha kapacitetet tona do të jenë në shërbim të kësaj agjende. E kemi obligim dhe detyrim para qytetarëve tanë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbatojmë këto kritere edhe ato në përpikëri”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i punëve të brendshme të Komisionit Evropian, Stefano Manservisi tha se raporti është bazuar në analizat e bëra të cilat janë përditësuar javën e fundit.

“Ne prezantuam atë që është e nevojshme dhe e mundur duke u bazuar në analizat tona. Në një numër të madh rekomandimesh, diku 70. Kjo tregon se ende mbetet shumë punë për t’u bërë”, ka thënë zyrtari evropian.

(er.nu/rel/BalkanWeb)
 
Sipër