Kosova shënon ditën e të zhdukurve

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
A

Antoni

Vizitor
Kosova shënon ditën e të zhdukurve

Në Kosovë, sot është dita kombëtare e personave të zhdukur gjatë luftës. Ndonëse kanë kaluar 14 vjet nga konflikti, ende nuk dihet asgjë për fatin e 1750 personave, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë.

Kosova ka caktuar 27 prillin si ditë kombëtare të të zhdukurve në përkujtim të ngjarjeve të vitit 1999 kur në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës atë ditë u vranë afro 400 shqiptarë. Trupat e shumicës prej tyre ishin fshehur për një kohë në një varrezë masive në Serbi.
Kosova shënon ditën e të zhdukurve