Kontributi i mirditës në kulturën kombëtare shqiptare

A

Antoni

Vizitor
Kontributi i mirditës në kulturën kombëtare shqiptare

Mirdita,kjo trevė e lashtė ndoshta me emrin mė tė bukur nė botėn shqiptare,pėrfaqson nė hartėn kulturore tė Shqipėrisė njė areal karakteristik me njė pasuri tė rrallė traditash arkeologjike,etnografike,gjuhėsore,folklorike e kulturore. Ajo pėrfaqson njė zonė tipike tė kulturės qė E.Cabej e ka karakterizuar si unite dans la diversite –njėsi nė ndryshueshmėri,pra njėsia kombėtare e shfaqjeve tė kulturės materiale dhe shpirtėrore e ngjizur pėrmes njė pasurie dhe larmie tė rrallė tė formave tė jetės dhe tė kulturės sė banorėve tė saj.

Shpirti konservator ose mė saktė konservativ,i kėtyre banorėve ka bėrė tė ruhen nė shekuj traditat,gjuha,doket, vlerat e njė qytetėrimi qė vjen deri nė ditėt tona i dėshmuar pėrmes njė konservacioni dhe evolucioni shekullor,ē’ka pėrbėn historinė e zhvillimit shpirtėror tė kesaj treve,si pjesė e historisė sė kulturės kombėtare tė shqiptarėve.
Traditat e jetės pagane dhe tė qytetėrimit kristian,tė pasuruara me idetė e reja tė kulturės sė Rilindjes,qė nė poezinė kulte tė kėtij populli i nyjėtoi ndėr tė parėt njė bir i madh i Mirditės,njė poet i fillimeve tė Rilindjes,imzot Prend Doci,i japi Mirditės njė vend tė vecantė pėr kontributin e saj nė rrjedhat e kulturės kombėtare.

Gjurmėve tė kulturės sė hershme ilire dhe shqiptare,qė mund tė datohen tė dokumentuara qysh nė shek. VI-IV para erės sonė,vjen e u shtohet njė dėshmi monumentale e gdhendur as nė pergamen e as nė letėr por nė gur,mbishkrimi i Arbrit (shek. 12-13) zbuluar nė Gėziq,sė pari nga Ipeni dhe interpretuar nga prof. Dhimitėr Shuteriqi si njė dokument epigrafik mesjetar me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr historinė e tė parit formacion shtetėror arbėror,shtetit tė Arbėrit.

Por ky mbishkrim ka rėndėsi jo vetėm se mund tė hedhė dritė pėr epiqendrėn e atij shteti,por edhe pėr tė dėshmuar njėsinė e njė kulture me motivet e pėrafėrta tė dokumentuara nė mbeturinat e njė manastiri rrėzė Dajtit dhe manastirit te Shėn Joan Vladimirit pranė Elbasanit,ndėrtuar mė 1381 prej Karl Topisė,pra pėr pėrhapjen e njė motivi dekorativ nė mbishkrimet epigrafike tė kishave tona mesjetare. Po ti shtonim kėtij mbishkrimi, njė inventar tė pasur e tė larmishėm mbishkrimesh tė gjetura nė Mirditė njė inventar po aq tė pasur ndėrtimesh kulti e rrėnoja kėshtjellash,kuptohet se Mirdita pėrfaqson njė arenė ku janė zhvilluar proēese me rėndėsi pėr historinė politike,fetare, dhe kulturore tė shqiptarėve.

Kuvendet benediktine e mė pas franēeskane ishin vatra tė kulturės e tė qytetėrimit kristian,mjafton tė kujtojmė se Shuflai flet pėr faktin se nė kuvendet benediktine pėrgatiteshin klerikė pėr gjithė Shqipėrinė Veriore e Dalmacinė. Por ato dhe dyqind e ca kishat e Mirditės ishin dhe qendra e lulėzimit tė artit ndėrtimor dhe tė artit ikonogrfik kishėtar. Afresket e Kishės sė Rubikut,siē e ka vėnė nė dukje fare mirė dhe studiuesi mirditor Ndue Dedaj,formojnė njė ansambėl me pikturat e kishės sė Vaut tė Dejės dhe tė manastirit tė Shėn Pandelimonit tė Shkupit,njė ansambėl veprash ikonografike tė stilit bizantin,ē’ka dėshmon se rrymat e mėdha tė artit kishėtar kishin gjetur njė truall tė natyrshėm,njė trevė nga mė tė hershmet tė pėrhapjes sė krishtėrimit. Ajo ē’ka sjell Mirdita nė kėtė rast nė kulturėn kombėtare janė vlerat e qytetėrimit kristian,dhe kultura e ruajtjes,kultura e konservimit tė atyre vlerave,dhe e konservimit tė besimit edhe nė kushtet kur nė bashkėsinė shqiptare ndodhi njė thyerje dhe ndryshim drastik me kėmbimin e feve.

Por Mirdita ėshtė jo vetėm vendi i kishave,por dhe vendi i shkollave, i njė rrjeti institucionesh arsimore nė ndonjė prej tė cilave kishte hyrė mėsimi i shqipes tė paktėn nga shekulli XVII(tė dhėna jo krejtėsisht tė konfirmuara flasin pėr kėtė fakt qė prej1637-1642)

Falė karakterit tė tyre konservator mirditasit e ruajtėn shqipen nė trajtėn e saj tė folur e mė pas tė shkruar,duke shpėtuar nga humbja forma e fjalė me rėndėsi pėr tė ndjekur historinė e zhvillimit tė saj. Nuk ėshtė e rastit qė prof. E.Cabej nė studimet e tij etimologjike u referohet shumė shpesh tė mbeturave arkaike nė tė folmet e Mirditės pėr tė identifikuar burimin dhe zhvillimin etimologjik tė shqipes.

Pasuria etnografike,larmia e kostumeve dhe e zejeve popullore,e dokeve dhe e manifestimeve tė shpirtit krijues tė mirditorit,e folklorit me fondin brilant tė lirikės dhe sidomos tė epikės,ushqyen zhvillimin e njė kulture popullore dhe reflekse,rrėketė e sė cilės u derdhėn nė rrjedhėn e gjėrė tė kulturės kombėtare,herė nė trajtėn e tyre gjenuine dhe herė nė trajtėn e tyre tė rafinuar pėrmes pėrpunimit mjeshtėror prej disa krijuesve tė mėdhenj qė Mirdita i mėkoi me traditat e saj. Nuk ėshte aspak e rastit,qė dy vepra monumentale tė kulturės kombėtare tė shqiptarėve,”Lahuta e Malcis” e Gj.Fishtės dhe “Kanuni i Lekė Dukagjinit” i Shjefėn Gjeēovit zėnė fill nė Gomsiēe. Asnjė pjellė kulturore qė lind nė shtrat tė huaj nuk mund tė mbajė vulėn e identitetit kulturor e shpirtėror tė popullit tė vet;pikėrisht se kėto vepra u ngjizėn nė shtratin e tyre tė natyrshėm shprehin aq mirė shpirtin e polemit tė mjeshtėrve qė i krijuan.

Nė kėtė shtrat traditash tė pasura lindėn dhe disa nga njerėzit e medhenj tė Mirditės,aq tė shumtė sa zor ti pėrmendėsh edhe me emra,por do tė mjaftonin vetėm emrat e tre prej tyre:prend Doēi,Ambroz Marlaskaj, dhe Dom Nikoll Gazulli,i pari Abati i Mirditės,poet dhe misionar kishėtar e atdhetar,i dyti atdhetar e polemist i flaktė,filozof dhe profesor i universiteteve tė dėgjuara europiane,i treti shkencėtar,filolog dhe folklorist qė iu ndėrpre nė mėnyrė tragjike jeta dhe puna mbi veprat “Fjalor i fjalėve tė rralla tė malėsive veriore” dhe “Fjalori toponomastik”
Nė kėtė trinitet padyshim meriton tė ndalohet te kontributi i P.Doēit nė proēeset e formimit tė kulturės kombėtare.

Prend Doēi i pėrket atij qarku kulturor e konfesional qė nė shekujt e mjegullt tė Mesjetės shqiptare me veprėn e Buzukut,tė Budit, Bogdanit e Bardhit kishte themeluar traditėn e shkrimit tė shqipes e tė letėrsisė shqipe,duke u bėrė bartės i vlerave kulturore e atdhetare tė shqiptarėve dhe i identitetit tė tyre si popull. Por ai vinte nė letrat shqipe pas njė heshtjeje prej treēerek shekulli nė lėmė tė botimeve tė letėrsisė katolike. Duke ringjallur me veprėn e tij njė traditė gati tė harruar, ai do tė inicionte njė traditė tė re dhe bashkė me Zarishin,De Martinon e Bytyēin do tė pėruronin fillimet letrare tė qarkut katolik qė i dhanė jetė tė vėrtetė krijues si Mjeda,Shiroka,Fishta e ndonjė tjetėr. Kėto nė thelb ishin dhe fillimet e letėrsisė shqipe tė Rilindjes Kombėtare brenda truallit etnik tė shqiptarėve.
Me punėn e tij si atdhetar dhe si veprimtar politik e si klerik,me ndihmesėn e tij nė fushė tė gjuhės e tė njėsimit tė alfabetit,si dhe me krijimtarinė e tij nė lėmė tė publiēistikės e tė poezisė, P.Doēi do tė paralajmėronte ardhjen nė jetėn shqiptare tė njeriut tė Rilindjes.

P.Doēi hyri nė lėvizjen kombėtare si luftėtar dhe si poet i saj. Si poet na kanė mbetur prej tij dy poezi tė shkruara nė vitet ’70 tė shekullit XIX, ndoshta dhe njė e tretė e nėnshkruar nga “nji djalė prej Shqypniet” . Pak, fare pak por megjithatė tė mjaftueshme pėr ta quajtur P.Doēin poet. Tė mjaftueshme pėr disa arsye.
Ato vjersha shėnojnė shkėputjen e madhe nga poezia e vjetėr shqipe pėr nga fryma dhe nga format: nga njė poezi e kultivuar brenda stilit tė kėngėve tė pėrshpirtshme,ajo nis tė kultivojė vlera tė reja tė njė stili energjik tė njė gjuhe poetike tė lėvruar,tė pasur e tė gjallė. Ajo nga ana tjetėr nis tė pėrtėrijė skemat e kapėrcyera ritmike dhe tė tingėllojė me njė ekspresivitet tė ri, me njė kadencė marciale e me njė larmi mė tė madhe rimash. Por ajo paralajmėron Rilindjen edhe nga njė aspekt tjetėr.

Ajo vjen nė poezinė shqipe si shprehje e prirjes integruese dhe njėsuese tė gjuhės poetike tė letėrsisė sė Rilindjes. Nė poezinė e P.Doēit shqipja na vjen e pastėr, ajo merr frymė lirisht duke u shkėputur pėrfundimisht nga tradita poetike e mėparshme e lidhur pas modeleve poetike e gjuhėsore orientale. Prirjen integruese dhe njėsuese,qė shėnoi udhėn e gjerė tė zhvillimit tė kulturės sė Rilindjes,gjuha poetike e P.Doēit e shpreh edhe nė njė drejtim tjetėr. Ai nuk hyn nė letėrsinė shqipe si poet i katundit tė vet,por si poet i kombit,dhe pikėrisht me kėtė vetėdije ndryshe nga ndonjė poet tjetėr para ose pas tij, ai nuk shkroi me njė gjuhė tė ngushtė dialektore, por me njė shqipe qė ta kuptonin dhe ta shijonin gjithė shqiptarėt. Kėto dy vjersha janė tė mjaftueshme pėr ta quajtur Prend Doēin jo vetėm poet,por poet tė fillimeve tė Rilindjes,pikėrisht sepse nė to u shprehėn ato motive qė do tė formonin mė vonė truallin e ideve mbi tė cilin lindi letėrsia kombėtare.

Kultura kombėtare e shqiptarėve ėshtė njė mozaik vlerash dhe njė fragment cilėsor i kėtij mozaiku tė madh ėshtė Mirdita me relievin e saj kulturor po aq tė thyer e tė pasur sa relievi i saj gjeografik, me substratin e saj tė thellė anash qė i jep njėsinė kėtij mozaiku krijues nė shekuj,me mundin e gjithė viseve dhe gjithė brezave tė krijuesve tė kėtij vendi.

Prof. Dr.Jorko Bulo
 
Sipër