Knejp

Munella

Anetar Fillestar
Knejp


ATË SEBASTJAN ANTON KNEJP
(1821-1897)


T'gjithë ata që kanë dëshirë me u marrë me mjeksinë popullore e kanë t'pa mundun që t'mos ndeshën me emnin e Atë Sebastjan Knejp, monarhit bavarez të shek. 19, që konsiderohet si themeluesi i hidroterapisë. Ai besonte se uji ndihmon në detoksimin, eliminimin e „mbetjeve“ prej trupit dhe në at mnyrë, drejtëpërdrejtë ndikon në përmirsimin e shëndetit.

Për Atë Sebastjan Knejp, unë Kam lexue para shumë viteve, bile n'bibliotekën time t'vorfun e kam edhe librin e tij me titull: „Trajtimi në mnyrë natyrore“
Lindi me 17. Maj 1821. në Stefansridu, katund prej vetëm disa shtëpishë n'Bavari (Gjermani). I ati tij, Ksaver ishte një endës (pëlhurash, shen. im) i dobtë, kurse nana e tij Rosina ishte një vejushë me dy vajza prej martesës parë. N'vitet e bashkëshortësisë me Ksaverin i lindin edhe dy vajza dhe Sebastiani.

Familja shtatë-anëtarëshe tuj qenë e vorfun, bajnë nji jetë shumë rracionale, kshtu që Sebastijani, prej moshës njimbëdhjetë vjeqare detyrohet me punue si bari i katundit për mej ndihmue familjes. I ndodhun në aso gjendje t'vorfun, Sebastijani s'e mirrte as me mend që nji ditë ka me u ba prift.

N'moshën njizetë vjqare i vdes e ama prej tuberkullozit. Kur vendosi me u largue prej shtëpisë, pikrisht n'ditlindjen e tij t'njizetenjitë i kallet shtëpia së bashku me t'gjitha t'hollat që i kishte kursye deri atëherë e që me ato t'holla planifikonte me fillue shkollimin.

Megjithate, çon Zoti nji bamirs, dr Merklean prej Gronenbahut që i ndihmon me u regjistrue n'gjimnaz. N'verën e vitit 1845, kollitjet e pandërpreme i shndërrohen n'tuberkulloz t'mushknive (smundje fatale, pothuajse e pashërueshme për kohën) ashtu që herë pas here, tan vitin detyrohei me e kalue i shtrimë n'krevet.
N'vjeshtën e vitit 1848, n'moshën njizetëeshtatë vjeqare e merr pak vehtën sa për me përfundue maturën. Megjithate, ende ishte shndetlig sa që dr. Merkle detyrohet mej sjell dëftesën n'dhomën e spitalit.

Me gjithë paralajmrimet e mjekve për ajrin e ndotun t'kryeqytetit bavarez. Mbas përfundimit t'gjimnazit, n'pranverën e vitit 1849, Knejp, shkon n'Mynhen për studime teologjike.
N't paren herë që shkon n'bibliotekën e pallatit, gjen broshurën e botueme me 1737 me titullin „Fuqia e mrekullueshme shëruese e ujit t'freskët në trupin e njeriut, provue brenda dhe jashtë, dhe vërtetue n'vehtvete“e autorit: Johan Sigmund Habna, mjek prej Shvajdnicës. Ajo broshurë e shtyni Sebastjanin që n'vetvehte ta provoi fuqinë shëruese të ujit që dita-ditës, dukshëm filloi me ia përmirsue gjendjen e tij shëndetsore.

Nji ditë dimni, vrapon 15 min. deri n'bregun e Danubit, vdishte dhe mbas disa sekondave hidhet n'valet e ngrime t'lumit dhe ashtu si del, i lagun vishet e tuj vrapue kthehet n'banesë krejtsisht i djersitun. At ditë e ndjenë vehtën shumë ma lehtë dhe prej asaj dite: Nga tri herë n'javë shkon e futet n'Danub deri n'brez me nga tre-katër sekonda edhe kur temperaturat kanë qenë, 12-18 nën zero.

Mbas disa ditësh konstaton:

„Prej t'gjitha ilaçeve që kam përdorë deri tash. Ilaçi ma i mirë e që m'ka ndihmue ma s'shumti asht uji“.

Bashkëvendasit e tij e përqeshnin kur Knejp u tregonte për shërimin e tij me uji. Por kur njerzit patën fillue mej besue dhe i shkonin për shërim. Marrzia e vendasve pat shkue edhe deri atje sa që e kishin paditë tek kryetari qeverisë në Augsburg. Kryetari u ishte kundërpërgjigjë:

„Jo vetëm që predikimet e Knajpit nuk janë të denueshme, por ato janë plotsisht të sakta“.

Si duket, uji i ftohtë ia aktivizon dhe forcon imunitetin dhe e shëron prej tubërkullozit, por gjurmët e smundjes i kishte ende. Gjat dy viteve t'fundit të studimeve, 1850-1852. Në Mynhen, shpesh herë qohei natën dhe tinzisht dilte për dritare e shkonte deri tek pishina e peshkut, merrte zorrën e ujit dhe stërpikte vehtën. Ma vonë, ky do t'jetë zbulimi ma i randsishëm i tij.

Me t'mbarue studimet i bahet nji kontrollë mjeksore prej nji ekipi mjekësh që e nxjerrin plotsisht të shndoshë.

N'vitin 1852, shugurohet për prift në Bad Vorishofen, katund i vogël në ultësinën e Alpeve bavareze dhe menjiherë me metodën e tij të hidroterapisë ( e pa kurrfar kundershpërblimi, shenimi im.) fillon mej shërue njerzit ma t'vorfun t'famullisë vet e t'gjitha atyne katundeve tjera për rreth.

As thashethemet, as ligsitë primitive e as dyshimet e turpshme nuk i parandalonin t'vorfunit me ardhë për shërim në Vorishofen. Tek vendi ku shërbente meshtari ri. Prej numrit aq t'madh t'njerzve që varg e vi vinin çdo ditë. Dy klubet e katundit: „Rolls“ dhe „Adler“ u vunë n'shërbim për shërim. Kështu ai katund i vogël në ultësinën e Alpeve bavareze së shpejti filloi me u ba i njoftun. Jo vetëm n'tan Gjermaninë, por edhe n'Të gjitha vendet tjera europiane tuj u ngritë në nji vend shërimi ndërkombtarë, (por edhe turistik, shenimi im).

Autoriteti i Knejpit u rrit paralelisht me numrin e madh të pacientëve që prifti i shëronte me uji përmes temperaturave të ndryshme. Ai me ato metoda i ngriste njerzit prej shtratit t'vdekjes dhe shpesh herë qëllonte.

Kur noj familje e thrriste priftin mej ba ndo kujtë rrëfimin dhe vojimin, (me e pregatitë për amshim). Prifti shkonte e shëronte ate dhe ia kthente shëndetin krejtsisht.

„Natyra na siguron çdo gja t'nevojshme për nji shëndet të mirë“ - ishte deviza e tij

„Nuk e kshilloj askend për përdorimin e shpeshtë t'ujit t'ftohtë. Tri herë e kam korrigjue dhe përmirsue sistemin tim të trajtimit me uji të ftohtë derisa e kam sjellë në at shkallë t'theksueme për nji relaksim dhe trajtim të moderruem dhe jo mizor“.

Mashkujtë që kishin problem me potencën, i kshillonte me pi çaj prej tërshanës së gjelbërtë.

N'bazë të ksaj këshille. Shkenctaret amarikane dr Loreta dhe dr Melisa harollanë prej Teksasi me kombinimin e trshanës gjelbërt dhe rrajve t'hithave krijojnë tabletën që n'botë njifet me emnin Viagra.

T'gjitha msimet e tij mbi shërimin, Knejp i përmbledh në dy libra shumë t'njohuna:

KURIMI IM ME UJI, botue n'vitin 1886, dhe
KËSHTU DUHET ME JETUE, botue n'vitin 1889.

Sot, pothuajse n'të gjitha vendet e Europës ndodhën qendra shërimi me metodat e Knejpit që janë tregue shumë të sukses-shme, sidomos për shërimin e smundjeve kronike.

Ka edhe shumë e shumë gjana me folë Për DR. ATË SEBASTJAN KNEJP sepse ai e zgjanon teorinë e tij edhe tek bimet, ushqimi, ecjet e gjata në natyrë, ushtrimet e tjera. Por,

kët artikull e shkrova për me ju tregue mirditorve se sa t'mjerë e sa t'vorfun n'krye janë njerzit. Tuj e humbë besimin tek ZOTI dhe tuj mos e njoftë natyrën me t'gjitha gjanat që vet I LUMI naj ka dergue për shërim. Shkojnë e kërkojnë ilaçe me çmime marramendse tuj sigurue vehtës nji vdekje t'sigurtë e nuk e dimë se:

VETËM ME AIR TË PASTËR E ME UJI, TË NXEHTË DHE TË FRESKËT

mund ti shërojnë të gjitha smundjet.

Vjen radha e kur t'flasim për vlerën shëruese të ujit. Kam me ju tregue edhe nji, ta çuajmë hidroterapi timen që unë vetë e përdorë dhe asht jashtzakonisht e sukses-shme.
 
Sipër