Kemi frikë? Ja cfarë ndodh me trupin

B

besniku

Vizitor
Kemi frikë? Ja cfarë ndodh me trupin

Frikë kemi për shumë motive dhe e shprehim në mënyra të ndryshme. Shohim një film horror, gjendemi në situata të rrezikshme apo të vecanta. Frika mund të klasifikohet në fobi të ndryshme, në ankth apo në panik. Po cfarë ndodh në trurin tonë kur ndjejmë frikë?

Frika nuk është vetëm një emocion, por një instikt biologjik që mbron qënien njerëzore. Truri ynë akumulon kujtime të ngjarjeve që më parë kanë shkaktuar frikë. Bërthama qëndrore e trurit aktivizon këtë instikt në situata të rrezikshme.

Kur gjendemi përballë një situate që na sjell frikë, zemra rreh si e cmendur, nisim të dridhemi, djersitemi....secili prej këtyre sinjaleve ka një motivacion specifik.

Përse zemra na rreh më shpejt? Organizmi ka nevojë që të qarkullojë sa më shumë gjak të jetë e mundur. Po ashtu muskujt e krahut, të kraharorit por edhe të këmbëve lëvizin më shpejt.

Përse dridhemi? Edhe dridhja është pasojë e irritimit të muskujve që bëhen gati për të reaguar.

Përse djersitemi? Një reagim natyral, kur kemi frikë, është djersitja. Trupi nis më shpejt sistemin e ftohjes natyrale, për të përgatitur shpërndarjen e energjisë që do të vijë gjatë kohës që muskujt do të reagojnë ndaj frikës.
 
Sipër