Kanuni i Lekë Dukagjinit, varianti i Pukës

Miri

Anëtar drejtues
Kanuni i Lekë Dukagjinit, varianti i Pukës

Jo të gjithë e dinë që Puka ka pasur një variant gati të ndryshëm të Kanunit Lekë Dukagjini. Për të kuptuar këtë gjë duhet të shfletojmë pak historinë, ku falë historianëve dhe autorëve të ndryshëm, gjendet në internet dhe mund të shfletohet nga të gjithë. Sapo gjeta materialin në internet, e hodha në formatin PDF në mënyrë që ta shkarkoni dhe ta keni në kompjutër, kështu e lexoni me qetësi kur të keni kohë, në qoftë se doni të bëni një krahasim me Kanunin e Lekë Dukagjinit u kam lidhur edhe atë për shkarkim.

Ky varianti Pukjan i Kanunit të Lekë Dukagjinit, ofron një shtjellim thelbësor dhe më të kuptueshëm. Në një citim thuhet se;
Marrë nga: Wikipedia
..Në Lashtësi Puka përfshihej brenda trevës veriore të fisit ilir pirust, i njohur si shkrirës dhe përpunues metalesh. Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës i dhanë shkas zhvillimit të jetës qytetare me qytetet a qytezat, si: Ad Picaria, Pukae, Shqeli, Delmace, Gralisht, Iballe, Crevenum (Spas), Sarda (Shurdhahu) etj.
Në shek. VI - VIII bëhet e njohur “Kultura e Komanit” në Delmace, një kulturë materiale qytetare arbërore mesjetare të një ekonomie të zhvilluar zejtare vendase në një mjedis bashkësie fshatarësie aktive. Në këtë zhvillim ekonomik dhe qendrat urbane, ndër shekuj është e lidhur edhe prania e një rrjeti institucionesh të rëndësishme të kultit të krishter e më vonë islamik., si peshkopatat në Delmace; Sarda, Dukagjin (Spas) dhe Abacia e Shën Palit në Kabash, Xhamia e Pukës, Xhamia e Dukagjinit dhe Teqja e Simonit (Spas).
Nga kjo kuptojmë rëndësinë që kishte Puka në lashtësi. Duke lexuar më tej;
Marrë nga: Wikipedia
..Në shek.XI-XIlI krahina e Pukës përfshihet në principatën e Veriut, të Centës; kurse brenda vendit në trevën krahinore ”Pulatum”.Më pas, Puka bëhet një nga krahinat kryesore të principatës së Dukagjinëve, por pa i humbur të gjitha lidhjet e mëparshme me trevën veriperëndimore të vendit, pra, me Pultin, gjë që shprehet: në veshën pultake, ciklin e kreshnikëve, lahutën, kuvendet, si edhe lidhjet fisnore.
Rritja e forcimi i principatës së Dukagjinëve mbi një trevë të gjerë, ku hynin: Puka, Mirdita, Luma, Hasi, Rrafshi i Dukagjinit, Zadrima etj, dhanë shkas për një zhvillim tëj mëtejshëm" ekonomik të përbashket dhe, mbi këtë themel, u shtuan mundësitë për një unitet më të gjerë të kulturës materiale, shoqërore dhe artistike. Ky unitet i gjithanshëm u shpreh për disa shekuj me emrin e përbashkët Dukagjin, gjithashtu, u shpreh gjerësi¬sht në të drejtën e përbashkët kanunore, të njohur me emrin “Kanuni i Lek Dukagjinit”.
Shikojmë që Puka rritet si krahinë, si kulturë dhe bëhet më autoritare. Tani lind pyetja përse krijuan variantin e Kanunit të Lekës? Duke vazhduar me leximin, nga i njëjti burim, lexojme se;
Marrë nga: Wikipedia
..në treva e krahina të ndryshme kjo e drejtë dokesore merr ngjyrim dhe element lokal duke dhënë variante kanunore nga të një karakteri më të përgjithshëm deri në ato të një karakteri më të ngusht krahinor, pamjen e të cilëve, - siç shprehet Çabej, - e jep edhe gjuha shqipe”. Në këto dallime lokale hynë edhe varianti kanunor i Pukës.
Pra kuptojmë që ky variant ka lindur që ti përshtatet sa më shumë, vendit, mentalitetit dhe popullsisë, pa anashkaluar aspak emrin e Lek Dukagjinit, biles duke e theksuar atë:
Marrë nga: Wikipedia
..emërtimi i këtij Kanuni me emrin e Lekë Dukagjinit duhet parë si një përkushtim që i bëhet këtij personaliteti, duke i dhënë emrin e tij në shenjë nderimi për ta. Por, njëkohësisht duhet parë edhe si një mbështetje tek figura historike e Lekë Dukagjinit për vazhdimësinë e së drejtës dokësore tradicionale bashkë me plotësimet e bëra nga koha në kohë përmes kuvendeve dhe sulleve, ku duhej të përdorej me qëllim “formula magjike”: “Kështu e la Leka! Kshtu pleqnoi Leka! Kshtu e ka Kanuni i Leks! Kshtu pleqnohet me Kanu t'Lek Dukagjinit në malet tona”
Ju çfarë mendimi keni rreth këtij varianti, a ishte e detyrueshme një përshtatje e tillë?
 

Bashkëngjitje

Redaktimi i fundit:
A

Antoni

Vizitor
Duke parë se kanë bërë thjesht një përshtatje duke mbajtur si emër gjithmonë Kanunin e Lekës, unë e quaj mjaft të drejtë, pasi e kanë përshtatur sipas mentalitetit të tyre.
 
Sipër